Poezie in lingua albanese

VETMITARI

S'kisha ndermend me e tregue
Se ne vetmi jam tuj e kalu.
Por desha nje gje me diftu
Se veç nje zemer kam trathtu.

Te vetmuar e shikoj une zemer time
Qe nga çasti qe jam largu
I mbeshtetur mbi kitarren time
Kujtoj vajzen qe kam dashuru

Te vetmuara ishin ato dite
Kur u takuam ne te dy
Te vetmuara jane dhe tani
Por dashuri me te bukur nuk e di

E gjate me duket koha pa ty
Por me e gjate ishte
per ne te dy dashuria.

Ferdinand Bjanku
1988

VESHTRIMTARE

Larte mbi male veshtroi
per nje vashe un rri kendoj
por ajo nuk me beson
se une nje tjeter dashuroj.

O jo! S'dua kete jete
Qe ajo te me tradhetoje keshtu
por, as zemren time te shkrete.

Si fllade i lehte, anderroj te vish
dhe ka veç nje dashuri.
Ne çdo vend per ty mendoj

Se pa dashuri, ti s'mund te jetosh
Por ti mos me harro
Se veç nje zemer te dashuron,
per ty kendon.

Ferdinand Bjanku

URIM DITELINDJES.


E presim se bashku
kete vit te pare
ditelindjen tende te dashur
me kembe te mbare.

Ate kohe t'verimit
ku lindi dashuria jone
dhe ne kete vit gezimi
zemres, ju shtua
pergjithmon.

I kujton ti valle
te bukura dite qe kaluam
dhe te uroj me mall
per 100 vite gezuar.

Por ky vit s'harrohet
gjithnje do ta kujtojme
datelindjen per ta festuar
Gezueshem pergjithmone.

Ferdinand Bjanku
21 nentor 1988

TOKA E NJEREZVE DASHURUAR

Te duash jeten
Dhe ta dashurosh
Duhet ta shijosh
Me vrull e pasion

Eshte ajo qe duhet
Toka e njerezve dashuruar
qe shkapercen, kufijt
e botes reale.

Te izoluar si ditet e para
te krijimit botes
ndertuam nje dashuri njerezore
te veshtire e te kuptueshme.

Atehere u ndiem ne hapesire nderplenetare
Midis qindra planeteve
t'paarritshem
te vetmin planet te vertet
Planetin
Toka e njerezve dhashuruar.


Ferdinand Bjanku
6 korrik 1988

SHIKIMIN TIM

Ti mendoj, se çdo gje
te ndjek si hena
dhe drita e saj
te ndrite syte.

Ti beso, dhe çdo gje
te duket si ne endrra
dhe perseri ecen
po me ate shikim.

Ti, veshtron, se çdo gje
linde dhe rritet
por nuk vdes
po te jetoj.

Ti dashuron, dhe çdo gje
te duket e kapshme
si notat e nje kenge
mbi nje flete muzike.

Ti hijeshon, ne çdo gje
si lule e mengjezit
ku vesa e fresket
i bie mbi flatra.

Dhe ashtu e lagur
pret diellin qe te linde
ku te shndrite
shikim tim.

Ferdinand Bjanku

PRITJE NE TAKIM

Te prita,
dhe do pres derisa te vish.
perseri te pritja
dhe perseri mendoja qe ti do vish.

Keshtu oret kalojne
dhe une gjithmone pritja.
Dimer apo vere te jete
vetem ty te arrinja.

Arsye te kesh
Qe ti te mos vish
por ne me genjesh
s'dua qe ti te me vish.

Por perseri zemra thonte
se eshte nje deshire.
Me e madhe s'e pritja
qe mua te me pengonte.

Por perseri pritja
derisa nata ne syte e mi
filloj te me errsohej
dhe thashe me mendje
se ti do me takoje.

Ferdinand Bjanku
5 nentor 1988

NUK ESHTE E LEHTE.


E dua gjithesine
E dua lumturine
E çdo gje qe na rrethon
E dua une gjithmone.

Por çfare valle te dua
kur s'me do asnje njeri
dhe lehte per te menduar
se si do bie ne dashuri.

Dhe ja e provova
por nuk eshte e lehte
se une gjithmone vazhdoja
te donja si ne halmet.

Por nje mendim i mire
me lindi perseri
qe te dua, do jetosh
me rritmin e rinise.

Ferdinand Bjanku

NJE KENGE NE POESI

Mbi nje flete e bardhe ty po te pret
Me padurim e lapsit te saj te zi
Te shkruaje kujtimin e larget te dashurise
Veshtire ta ktheje nje kenge ne poezi.

Ferdinand Bjanku

NE TREN

Binte shi!
Por xhami reflektonte,
fetyren e saj, te bukur
plot shqetesim.

Dhe ashtu e mbeshtetur
ne tavolinen e vogel
mbulonte ankthin
e shikimit tim.

Dhe ne nje kohe
te dyja, si te ngurta
na mbushin zemren
plot ngasherim.

Ferdinand Bjanku

MENGJEZET

Mengjez i bukur
Mengjez kalterosh
Ne çdo gje si flutur
Freskin ti leshosh.

I mbledhur ne mendime
çdo dite pres nga ty
te me japesh gezime
vetem per ato dy sy.

Se largu dhe i lodhur
çdo dite ne mengjez
per ty pres i gezuar
si te vetmen shprese.

Ashtu si perhera
si e dashur qe je
çdo mengjez ngahera
te bukur e te re.

Te me sjedhish nje lule
me syte qe te kerkova
te mi ngjaje nje lule
qe une dashurova.

Shume mengjeze ne
kaluam por s' harrohen.
Ne jete te jetve
mua do te me rikujtohen.


Ferdinand Bjanku
17 tetor 1988

KUR S'JETOJ DHE JETOJ


Ku do isha, valle
sikur te mos jetoja
ne endrrat e njerezve
plot fantazi.

Dhe une prape
nuk do misheroja
tek çdo njeri
nje miqesi.

Ku do ishe valle
sikur jetoja
ne nje familje
me harmoni.

Dhe une perseri
do te krijoja
tek çdo njeri
shume dashuri.

Dhe perseri valle
do te krijohej
nje miqesi
plot harmoni.

Ferdinand Bjanku
24 dhjetor 1988

GEZIM E TRISHTIM

Nje dite te sjell gezimin
Nje dite te sjell trishtim
Keto jane gjerat qe i
bashkon njerezit sebashku.

Ne gezime lind femijz
Ne hidherime vdes lumturia
Qe shkurton e pergjysmon
nje jete te tere.

Por nje dite lind dashuria
Kjo rilind por nuk vdes
se ka dashuri per gezime
dhe qe dashurohen ne trishtime.

Dhe sikur te vdes do ringjallet
Se gjithmon e ndezur ne zemer rri.
Dhe se vlon si nje vullkan
kjo jete e tere.

Te ecesh ne jete me nder
dhe t' punosh per shume gezime
do te largosh çdo trishtim
Kto jane gjerat qe e lidhin njeriun.

Dhe kjo jete qe ka lind
kurr nuk vdes.
Se pa te jete gezimi
do te jetoj dhe trishtimi.

Ferdinand Bjanku
19 gusht 1988

ERDHI EDHE KY VIT I RI


Do vij si perhere
edhe ky vit i ri
ku sjell ngahera.

Do ecim me kujtimet
e vitit te kaluar
ku kaluan ditet
plot çaste te gezuar

Do e kalojme sebashku
kete vit te pare
ku te dashuruar
kalojme per vite me rradhe.

Ferdinand Bjanku
12 dhjetor 1988

E PAHARRUAR AJO KOHE

Valle te kujtoj
Ate kohe prene teje
Loznim plot gezim
Buze lumit, qe prehej
Oret qe kalonin, ne prerie
prane saj.

Ne ato sy ku shkruhej
Adhurim me plot malle.

Tani rri i vetem e mendoj
Eshte dashuria per ty
qe dua ta largoj.

Zhytur ne mendime
Gabim nuk e quaj
Eshte dashuria per ne te dy.
Ne nje kohe te gabuar

Jo, ne te vertete
E thonja fjalen te dua
Valzimet e atij lumi
Ate kohe dashuruar.

Ferdinand Bjanku
20 nentor 1988

E NJOH UNE MELODINE

Me 4-numra lidh nje dashuri!
Dhe shume e shqetesuar
Kerkoj patjeter ate "njeri"
qe dua te jete, aty sa me afer.

Dhe zemra qe me dridhet
qetesohem me fjalen
Alo! Kush flet?
Pergjigjet nje ze ne telefon.

E njoha, ishte ai
Me nje timber muzikor
qe vetem une e di
si nje rritem te mbushur
te kitarres se tij.

Kur me zerin e tij te bukur
kendonte plot melankoli
duke ia kushtuar
nje melodi per dashuri.

Dhe gjithnje endrroja
kengen e kenduar nga ai
dhe kur ate e mesova
melodin e perdorja per dashuri.

Ferdinand Bjanku
25 tetor 1988

DOLI NE BJESHKE

Kaltersia duket ne sy
atje midis malesh te larta
Ç'te ndiste dashurine
ajo enderr e zjarrte.

Nje enderr e f'shehte
shpreh nje dhemshuri
Kur veren piktore
me shpirt i kendonte
me gjithe madheshti.

Dhe doli ne bjeshke
dhe çdo dite rendi
Siç rende ne vite rinia
Dhe ku ishte me i miri
drurve gdhendi
me shpirt "dashuria".

Dhe shkroi dy germa
per nje dashuri
Qe, ato te dyja do t'na
lidhnin per jete, ne lumturia.

Ferdinand Bjanku
1988

DO VIJE


Fluturoj mbi rete e kaltra
ku dielli leshon rrezet e saj
de larg asaj qe desha
me zuri nje nate e gjate.

Ne qiell, ndrite hena magji plote
dhe une i lumtur, enderroj
se dhe per ty, dikush ne bote
ka malle, e veç per ty mendon.

Nje dore e lehte, si harp e arte
psheretin plot mall,
ne tingujt, nje thirje e zjarrte
as thua valle i pergjigjet asaj.

Nje dite, dy …. Dhe ja , do vij
Do gjeje me gaz plot hare
Te tjera dite do te gdhinje
Si ganxhe tek nje lule te re.

Ferdinand Bjanku

DITA FUNDIT SHARROHET


I mbyllur ne nje dhome
vetem pa njeri
ku nje shtrat i mpire
mund shpreh dhemshuri.

Dhe ashtu fatkeq
te kujtoj nje jete
nuk do mendoja
kete dhome aq te shkrete.

Dhe mos ta kujtoja
do ndjeja lehtesi
ku nuk me pershtatej
nje vend pa orendi.

Dhe ashtu i mbyllur
po vazhdoi te rri
ne diten e fundit
te vitit te ri.

Ferdinand Bjanku
30 dhjetor 1988

ÇDO DITE KALON

I shtrire mbi bar
per ty mendoj
çdo gje me mall
une rri e vshtroj.

M'kalon ti afer
Nen hijen e blerte
me leshon nje zjarr
qe mua me djege.

Te ndjek nga pas
veshtrimi im
derisa bahesh, nje pik
tek shpirti im.

Une per çdo dite
shtrire une rrinja
tek vendi me bar
pres, qe ti t'me vish.

Ferdinand Bjanku