ALBUMI I RI MUZIKOR
"Qytetit tim"

Muzika popullore shkodrane është e kuptueshme si çdo krijim tjetër me karakter popullor.
Kënga qytetare shkodrane ka patur ne zanafillen e vet , autorin apo autoret e krijimit te saj.Por duke patur parasysh faktin që transmetimi i i kësaj kënge nga brezi më i vjetër,tek brezi më i ri i këngëtarëve popullore është bërë dhe vazhdon të bëhet edhe sot kryesisht në mënyrë gojore edhe autorësia e tyre është shkrirë gradualisht me atë të popullit. Repertori i kenges qytetare shkodrane eshte i pasur dhe i larmishem. E lindur ne nje ambiente ne rrethana te caktuara historike, kjo kenge ka fituar tipare te percaktuara mire si gjuhe muzikore.

Ashtu si filigramat, melodite e bukura shkodrane jane punuar me mjeshteri, jane lemuar ne rrjedhen e koherave nga populli dhe nje pjese e tyre jane pastruar dhe pasuruar me elemente gjithnje e me autoktone. Megjiate permes arkivave, fotografive, botimeve te ndryshme ,kujtimeve gojore apo te shkruara njihen shume emra krijuesish qe kane mbetur te pashlyer ne kujtesen e qytetareve shkodrane.Keshtu eshte e njohur dhe e çmuar ne qytetin e Shkodres veprimtaria krijuese e Hysen Dobraçi-t, te cilin ideologu yne i Rilindjes Kombetare, Zef Jubani, e ka quajtur "Anakreonti shqiptar" dhe e Sali Pates, qe te dy te fillimit te shekullit XIX ajo e Halil Tophanes dhe e Shtjefen Shahirit; ajo e sazexhiut te talentuar Simon Marketes; krijimtaria e Kasem Xhurrit dhe e Mark Kranjanit, qe te dy te njohur si reformatore te ahengut shkodrane; ajo e Oso Seles (Falltores), sazexhi dhe vjershetar; ajo e rapsodit qytetar te periudhes se Lidhjes Shqiptare te Prizrenit - Nel (Zenel) Maha, ajo e Paloke Kurtit, krijuesit te disa prej kengeve-perla te ahengut shkodrane; ajo e vjershetorit Heti i Molla Sylos dhe e kengetareve me vlere te veçante interpretative si Hila i Files, Taro Hoti, Ndreke Preluka, Shtjefen Jakova (Qorri). 

Gjate dhjetevjeçareve te pare te shekullit XX bene emer si krijues dhe interpretues sazexhijte Ndreke Vogli-Naraçi dhe Nush Pali;
kengetaret Hamz Gogoli, Shuk Prifti, Pjeter Bushati. 
Vitet 40 dhe dhjetevjeçaret ne vazhdim te ketij shekulli shenojne fillimin e nje veprimtarie krijuese te suksesshme qe i fali hapesire dhe frymarrje te re kultivimit te kenges qytetare shkodrane. Kujtojme ketu kenget me te goditura, tashme mjaft popullore te Hasan Prezes,vellezerve Paulin e Karlo Pali, Rud Gurashi, Sheuqet Krujes, Namik Mithit, Adil Ujkashit  etj. Me vlera krijuse te veçanta interpretimi i kengeve qytetare shkodrane nga artistet e njohur lirike te skenes sone Marije Kraja dhe Ibrahim Tukiqi kengetaret e shquar Bik Ndoja, Luçije Miloti, File Gjeloshi, Florinda Gjergji, Shyqyri Alushi, Naile Hoxha, Xheudet Hafizi etj.

Kengetaret e brezit me te ri Violeta Zefi, Bujar Qamili, Valdete Hoxha, Myfarete Laze, Mukades Çanga, Adnan Bala, Enriketa Kuçani,Sabahet Vishnja etj.                                        

Nje brez tjeter akoma me i ri kengetaresh po punon me perkushtim per persosjen e artit te tyre te interpretimimit. Ne keto kenge qytetare shkodrane ku ne teresine e shfaqjes se tyre (permbajtje, muzike, vargje), vallet e kenduara te qytetit te Shkodres nuk jane thjeshte nje fenomen artistik; por tregues i gjalle i nje jete ku ballafaqohemi me menyra te menduari, me te dhena etnografike, me marredheniet midis pjesetareve te familjes, me te afermit, miqte dhe rrethin shoqeror. Permes tyre ne njihemi deri ne hollesite me te vogla qe kane te bejne me urimet, deshirat, gjellet e dasmes, bestytnite, mallkimet etj. Ato perfshijne nje hark aq te gjere veprimesh te shprehura me nje thjeshtesi e naturshmeri fjalesh, figurash melodish; sa qe nje trajtim dhe ekzekutim te plote te tyre, çdo sektor studimi i pasurise materiale dhe shpirterore te popullit tone do te gjente nje material te prekshem dhe te ndjeshem. Eshte vendi te ndalemi pak ketu ne trajtimin e nje praktike te gabuar ne harmonizimin e kengeve te dasmes shkodrane. Disa  musikante, duke mos marre parasysh  veçorite  e struktures  ndertimore te ketyre kengeve, i ndijne  dhe  i interpretojne ato ne nje menyre qe tingellon e huaj jo vetem per keto kenge, por edhe per muziken tone popullore ne pergjithesi.

Kenget e dasmave  shkodrane  kendoheshin ne kor, pa shoqerim instumental. Kengen e fillonin burrat, pastaj grate perseritnin te njejten melodi dhe fjale qe kendonin burrat.  Sipas deshmive gojore te te vjeterve, grate e perserisnin  melodin jo ne tonalitetin qe e kendonin burrat, por nje kuarte me larte, d.m.th., ne tonalitetin e subdominates. 
Nje menyre  e tille  interpretimi e kengeve te  dasmes shkodrane, jo vetem bente te mundur pershtatjen e zerit sipas specifikes se zerave, por njekosisht  krijonte edhe njefare  modulacioni organik  ne karakterin modal te vete ketyre kengeve. Pavarsisht qe nje menyre e tille te kenduari ka shume kohe qe nuk degjohet me; deri ne momentin qe keto kenge filluan te kendoheshin te shoqeruara me orkester, grupi i dyte qe i pergjigjesh grupit te pare te kengetareve, e fillonte kengen pa mbaruar mire frazen e fundit te kenges grupit i pare, duke krijuar keshtu pershtypjen e nje vazhdimesie valezuese. Duke perfunduar keto shenime lidhur me kete pasuri te paçmueshme te folklorit tone musikor, shprehim keqardhje qe valle e kenduara te qytetit nuk po i luajne me rolin e tyre si bartese kryesore te emocioneve ne dasmat tona.
Per me teper, ato po degjohen per here e me ralle, te gershetuara me kenge te tjera, jo vetem te ahengut qe kishte edhe ai vendin e vet ne dasmat tona, por, ç'eshte me keq, edhe me kenge te huaja apo tjera te nje shije te rendomte. Brezi yne i ri nuk do na fali ne muzikanteve shkodrane po qe se nuk punojme per ringjalljen e tyre dhe krijimin e nje atmosfere te shendoshe ne kenget popullore te ahengut shkodrane, ku ato perbejne nje dukuri te bukur folklorike dhe artistike te popullit tone. Musika e tyre eshte e brishte, elegante dhe delikate dhe eshte ruajtur mjaft mire.