Poezi
ne gjuhen Shqipe
--------Poesie
in lingua italiana

VETMITARI
S'kisha ndermend
me e tregue
Se ne vetmi jam tuj e kalu.
Por desha nje gje me diftu
Se veç nje zemer kam trathtu.
Te vetmuar e
shikoj une zemer time
Qe nga çasti qe jam largu
I mbeshtetur n'kitarren time
Kujtoj vajzen qe kam dashuru
Te vetmuara ishin
ato dite
Kur u takuam ne te dy
Te vetmuara jane dhe tani
Por dashuri me te bukur nuk e di
E gjate me duket
koha pa ty
Por me e gjate ishte
per ne te dy dashuria.
Ferdinand
Bjanku
1988
VESHTRIMTARE
Lart mbi male
veshtroj
per nje vashe un rri kendoj
por ajo nuk me beson
se une nje tjeter dashuroj.
O jo! S'dua kete
jete
Qe ajo t'me tradhetoje keshtu
por, as zemren time te shkrete.
Si fllade i lehte, anderroje te vish
dhe ka veç nje dashuri.
Ne çdo vend per ty mendoj
Se pa dashuri, ti s'mund te jetosh
Por ti mos me harro
Se veç nje zemer te dashuron,
per ty kendon.
Ferdinand
Bjanku

URIM PER
DITELINDJE
E presim se bashku
kete vit te pare
ditelindjen tende te dashur
me kembe te mbare.
Ate kohe
t'verimit
ku lindi dashuria jone
dhe ne kete vit gezimi
zemres, ju shtua
pergjithmonë.
I kujton ti
valle
te bukura dite qe kaluam
dhe te uroj me mall
per 100 vite gezuar.
Por ky vit
s'harrohet
gjithnje do ta kujtojme
datelindjen per ta festuar
Gezueshem per gjithmone.
Ferdinand
Bjanku
21 novembre 1988

TOKA E NJEREZVE
DASHURUAR
Te duash jeten
Dhe ta dashurosh
Duhet ta shijosh
Me vrull e pasion
Eshte ajo qe
duhet
Toka e njerezve dashuruar
qe shkapercen, kufijt
e botes reale.
Te izoluar si
ditet e para
te krijimit botes
ndertuam nje dashuri njerezore
te veshtire e te kuptueshme.
Atehere u ndiem ne
hapesire nderplenetare
Midis qindra planeteve
t'pa arritshem
te vetmin planet te vertet
Planetin
Toka e njerezve dashuruar.
Ferdinand Bjanku
6 luglio 1988

SHIKIMIN
TIM
Ti mendoj, se
çdo gje
te ndjek si hena
dhe drita e saj
te ndrite syte.
Ti beso, dhe
çdo gje
te duket si ne endrra
dhe perseri ecen
po me ate shikim.
Ti, veshtron, se
çdo gje
linde dhe rritet
por nuk vdes
po te jetoj.
Ti dashuron, dhe
çdo gje
te duket e kapshme
si notat e nje kenge
mbi nje flete muzike.
Ti hijeshon, ne
çdo gje
si lule e mengjezit
ku vesa e fresket
i bie mbi flatra.
Dhe ashtu e
lagur
pret diellin qe te linde
ku te shndrite
shikim tim.
Ferdinand
Bjanku

PRITJE NE
TAKIM
Te prita,
dhe do pres derisa te vish.
perseri te pritja
dhe perseri mendoja qe ti do vish.
Keshtu oret
kalojne
dhe une gjithmone pritja.
Dimer apo vere te jete
vetem ty te arrinja.
Arsye te kesh
Qe ti te mos vish
por ne me genjesh
s'dua qe ti te me vish.
Por perseri zemra
thonte
se eshte nje deshire.
Me e madhe s'e pritja
qe mua te me pengonte.
Por perseri
pritja
derisa nata ne syte e mi
filloj te me errsohej
dhe thashe me mendje
se ti do me takoje.
Ferdinand
Bjanku
5 novembre 1988

NUK ESHTE E
LEHTE.
E dua gjithesine
E dua lumturine
E çdo gje qe na rrethon
E dua une gjithmone.
Por çfare
valle te dua
kur s'me do asnje njeri
dhe lehte per te menduar
se si do bie ne dashuri.
Dhe ja e
provova
por nuk eshte e lehte
se une gjithmone vazhdoja
te donja si ne halmet.
Por nje mendim i
mire
me lindi perseri
qe te dua, do jetosh
me rritmin e rinise.
Ferdinand
Bjanku

NJE KENGE NE
POESI
Mbi nje flete e
bardhe ty po te pret
Me padurim e lapsit te saj te zi
Te shkruaje kujtimin e larget te dashurise
Veshtire ta ktheje nje kenge ne poezi.
Ferdinand
Bjanku

NE
TREN
Binte shi!
Por xhami reflektonte,
fetyren e saj, te bukur
plot shqetesim.
Dhe ashtu e
mbeshtetur
ne tavolinen e vogel
mbulonte ankthin
e shikimit tim.
Dhe ne nje
kohe
te dyja, si te ngurta
na mbushin zemren
plot ngasherim.
Ferdinand
Bjanku

MENGJEZET
Mengjez i
bukur
Mengjez kalterosh
Ne çdo gje si flutur
Freskin ti leshosh.
I mbledhur ne
mendime
çdo dite pres nga ty
te me japesh gezime
vetem per ato dy sy.
Se largu dhe i
lodhur
çdo dite ne mengjez
per ty pres i gezuar
si te vetmen shprese.
Ashtu si
perhera
si e dashur qe je
çdo mengjez ngahera
te bukur e te re.
Te me sjedhish nje
lule
me syte qe te kerkova
te mi ngjaje nje lule
qe une dashurova.
Shume mengjeze
ne
kaluam por s' harrohen.
Ne jete te jetve
mua do te me rikujtohen.
Ferdinand Bjanku
17 ottobre1988

KUR S'JETOJ DHE
JETOJ
Ku do isha, valle
sikur te mos jetoja
ne endrrat e njerezve
plot fantazi.
Dhe une prape
nuk do misheroja
tek çdo njeri
nje miqesi.
Ku do ishe
valle
sikur jetoja
ne nje familje
me harmoni.
Dhe une
perseri
do te krijoja
tek çdo njeri
shume dashuri.
Dhe perseri
valle
do te krijohej
nje miqesi
plot harmoni.
Ferdinand
Bjanku
24 dicembre 1988

GEZIM E
TRISHTIM
Nje dite te sjell
gezimin
Nje dite te sjell trishtim
Keto jane gjerat qe i
bashkon njerezit sebashku.
Ne gezime lind
femijz
Ne hidherime vdes lumturia
Qe shkurton e pergjysmon
nje jete te tere.
Por nje dite lind
dashuria
Kjo rilind por nuk vdes
se ka dashuri per gezime
dhe qe dashurohen ne trishtime.
Dhe sikur te vdes
do ringjallet
Se gjithmon e ndezur ne zemer rri.
Dhe se vlon si nje vullkan
kjo jete e tere.
Te ecesh ne jete
me nder
dhe t' punosh per shume gezime
do te largosh çdo trishtim
Kto jane gjerat qe e lidhin njeriun.
Dhe kjo jete qe ka
lind
kurr nuk vdes.
Se pa te jete gezimi
do te jetoj dhe trishtimi.
Ferdinand
Bjanku
19 agosto 1988

ERDHI EDHE KY
VIT I RI
Do vij si perhere
edhe ky vit i ri
ku sjell ngahera.
Do ecim me
kujtimet
e vitit te kaluar
ku kaluan ditet
plot çaste te gezuar
Do e kalojme
sebashku
kete vit te pare
ku te dashuruar
kalojme per vite me rradhe.
Ferdinand
Bjanku
12 dicembre 1988

E PAHARRUAR AJO
KOHE
Valle te
kujtoj
Ate kohe prene teje
Loznim plot gezim
Buze lumit, qe prehej
Oret qe kalonin, ne prerie
prane saj.
Ne ato sy ku
shkruhej
Adhurim me plot malle.
Tani rri i vetem e
mendoj
Eshte dashuria per ty
qe dua ta largoj.
Zhytur ne
mendime
Gabim nuk e quaj
Eshte dashuria per ne te dy.
Ne nje kohe te gabuar
Jo, ne te
vertete
E thonja fjalen te dua
Valzimet e atij lumi
Ate kohe dashuruar.
Ferdinand
Bjanku
20 novembre 1988

E NJOH UNE
MELODINE
Me 4-numra lidh
nje dashuri!
Dhe shume e shqetesuar
Kerkoj patjeter ate "njeri"
qe dua te jete, aty sa me afer.
Dhe zemra qe me
dridhet
qetesohem me fjalen
Alo! Kush flet?
Pergjigjet nje ze ne telefon.
E njoha, ishte
ai
Me nje timber muzikor
qe vetem une e di
si nje rritem te mbushur
te kitarres se tij.
Kur me zerin e tij
te bukur
kendonte plot melankoli
duke ia kushtuar
nje melodi per dashuri.
Dhe gjithnje
endrroja
kengen e kenduar nga ai
dhe kur ate e mesova
melodin e perdorja per dashuri.
Ferdinand
Bjanku
25 ottobre 1988

DOLI NE
BJESHKE
Kaltersia duket ne
sy
atje midis malesh te larta
Ç'te ndiste dashurine
ajo enderr e zjarrte.
Nje enderr e
f'shehte
shpreh nje dhemshuri
Kur veren piktore
me shpirt i kendonte
me gjithe madheshti.
Dhe doli ne
bjeshke
dhe çdo dite rendi
Siç rende ne vite rinia
Dhe ku ishte me i miri
drurve gdhendi
me shpirt "dashuria".
Dhe shkroi dy
germa
per nje dashuri
Qe, ato te dyja do t'na
lidhnin per jete, ne lumturia.
Ferdinand
Bjanku
1988

DO
VIJE