LIBRI I PERSHTYPJEVE

 


Lexo ose SHKRUAJ mesazhe




* 05-08-2007
Pershendetje te perzemerta nga Shkodra,
Nje dite dhe une rastesisht vizitova faqen tuaj, te them te drejten por mua albuamet tuaj me kane bere te rikthehem aty ku kam lindur.
Ju uroj shume suksese dhe ju falenderoj nga zemra.

Nilait Bilani, Shkoder

05 maj 2007
Ju deshiroj suksese te lakmueshme.

Xhafer Syla : Prishtine, Kosove



* 22- dhjetor 2006

I nderuem z. Ferdi!

Siti i juej ashte shfletue me dashni e me nje krenari te vecante nga une disa here gjate vitit 2006 dhe une kam gjete mjafte veprimtari artistike te juaj, te ketij motorit te fuqishem qe pulson me ambicjen e nje artisti te kohes moderne te bashkekohesve te tij.

Po ta shikosh ne thelb gjithe kjo levizje artistike zhurmemadhe te djaloshit shkodran, spikat shpirti vigan i juej qe nuk njeh vite,qe sfidon rrebeshet e motit, grimcon shpatulla shkambinjesh qe jeta ti hedhe para kambeve papritur, pameshire, injoron me buzeqeshje smirezine pathologjike te ndonje palo njerzish.

Keto veti nuk jane pak ju sepse ky djalosh me temp rinor e zemer luanit njeh vetem kontribute artistike mjafte te shkelqyera me veprimtarine te dendur gjate ketij viti te gjate e plot variacione per te shprehe me aq dashni e pasion dhe krenari shqiptare ne Rome, Rimini, Gjenazano e plote qytete ne Itali ku banojne, frymojne shqiptare.

Juve i nderuem z.Bjanku shprehni me nje rafinitet delikatesen e shpirtit tuej delikat ne cdo germe te kanges, ne cdo note, ne cdo tele te kitares. Gjithshka shqiptare, gjithshka tipike shkodrane qe ju e sjellni ne te tana skenat si ne Shqipni ashtu dhe ne bote origjinalitetin, traditen dhe gjithe ambeltine e flladit te Bunes e te Kunores Mbreteresha Kala - Rozafa.

Ju uroj nga zemra: Per shume mot Krishtlindjet!

Gezuar Vitin e Ri 2007! Suksese, shendet, begati dhe prosperitet!

Me respekte

Lexuesi i juej

Bepin Martin Pjetri, Danimark



* 9 korrik 2006

Pershendetje, rastesisht e hapa sitin tuaj.Me behet qejfi qe Shkodres i shtohet dhe nje emer i tille.
Me plot zemer urime e suksese nge Zyrihu i zhurmshem.

Zamira Smajli - Zyrih, Zvicerr


* 24 janar 2006

Ju faleminderit shume edhe ju qe na jepni mundesine per te degjuar gjuhen tone neper Bote

Shkelqim Hyka
- Portsmouth, ANGLI


* 24 janar 2006
Pershendetje e Komplimente per sitin!

Oriola Kuci - Firenze, ITALI

* 23 nentor 2005
S'kisha degjuar kurre me perpara nje album tend, po si shikoj ne sito paske bashkepunuar me shume artiste italiane, kjo don te thote qe meriton famen qe ke!!!! te uroj suksese dhe shpresoj te degjoj sa me shpejt nje album tend...

Aretha - Bologne - ITALI

* 22 nentor 2005
Urimet e mia me te medha, une personalisht nuk mund te imagjinoj vehten time para kompiuterit pa degju me dhjetra here keto kange te mrekullueshme qe nana jeme mi ka kendu qe ne djep. Jane te mrekullueshme edhe pse mund te kalojne shekuj e shekuj mbeten te paarritshme, jane kenget qe ne rritena e qe rrisim femijet tane me to.

Emanuela Osmani- Itali

* 23 korrik 2005
Komplimente per diskun e kengeve "Qytetit Tim " kenduar nga ju. Keto kenge na pelqyen shume dhe jane realizuar me shume kualitet te larte artistik. JU urojme nga zemra suksese ne jeten artistike dhe te mos pushofte kurre deshira dhe vullneti per krijimin e veprave si keto.

Andi Kavaja - Nju Jork - SHBA

* 17 qershor 2005
Hello Ferdinand! Une e kam emrin Niko dhe jetoj ne Kanada, jam shkodran. Rastesisht gjeta website e jam kenaq tuj ndi kange shkodrane. Jena larg e Shkodra na mungon shume, ashte qyteti ma i buker ne bote.
Te uroj suksese.
All the best from Toronto Canada

Niko Gjoka - Kanada

* 5 maj 2005
Te pershendes Zoteri,Bjanku cfar do shtoja do ishte e tepert TE LUMTE,TE LUMTE!
une Kosovar-Pejan me ben ta dua dhe me shume Shqiperin me Njerz si ty

Art noise - Firence


* 1 Maj 2005
Ferdinand komplimente.Muzika juj ashte nga ma te bukurat qe mund te jete ne shkoder ndoshta dhe ne shiperi.Jeni me te vertete nga ma te miret qe ka shkodra,i degjoj kenget tuja me shume kenaqesi...Suksese te matejshme.

Edi - Londer, Angli

* 29 prill 2005

Tung, pershendetje per kengetarin dhe edhe me i miri, ju pershendes

Petriti Bahtiari - Prishtine

* 28 prill 2005

Ju lumët ju lumët.
Pranoni përshëndetjet nga Skandinavia e largët.

Frasher Oseku

* 28 shkurt 2005

Shkodra ka kene dhe do te mbetet djepi i kultures shqiptare dhe do te vazhdojn ti rreflektojn rrezet e saj te shndritshme edhe jasht kufijve te saj dhe kete e verteton suksesi juaj z.Ferdinand. Komplimentet e mija per zanin tuaj shume te ambel qe na "njall shpirtin" si dhe per orkestrimet dhe arrangjimet e mrekullueshme te cilat te gjitha bashke e kan rinjall kanget popullore shkodrane. Ato kange te cilat me kan terhek vemendjen jan serenatat e kompozume nga i ndjeri Gjovalin Bjanku.Un jam e re ne moshe dhe natyrisht nuk e kam pas fatin ta njoh baben tuaj por permes kangeve te tija shume melankonike dhe te ambla arrita me e njoft dhe e gjitha kjo fale teje.

Te uroj suksese te matejshme dhe tana te mirat.

Irma Shtjefni - Itali




*27 shkurt 2005

Te ikesh nga qyteti yt,por te marresh me vete shpirtin e tij, te mundohesh t'ia ruash shkelqimin e bukurine,t'ia lartesosh madheshtine,t'ia ruash vlerat dhe t'ia perhapesh neper bote,te ruash respektin per prinderit qe aq shume sakrifikuan per ne,dhe te vazhdosh te ecish ne rrugen e tyre,te nxjerresh nga 'pluhuri' serenatat shkodrane dhe ti kendosh aq bukur,te ecesh dhenave te huaja e me koken lart e plot krenari te thuash ;Jam Shkodran,e mallin per ate qytet te mrekullueshem ta kthesh ne kange dhe ti thuresh me qindra vargje, dhe ti kendosh me tere shpirtin,kete e gjeta tek Ferdinant Bjanku te cilit i uroj suksese ne krijimtarine e tij dhe cdo te mire ne jete.

Xhuli - Toronto (Kanada)

* 27 janar 2005

Falemnders per artin e dynamizmin e veprimtarise tuj nepermjet faqeve te kti siti.

Sukaj - Paris, France

* 27 nentor 2004

T'pergezoj per punen qe ben, perkushtimin ndaj kenges, nga ato qe degjova ti ben nje nje pune shume serioze,ishte kenaqesi ti ndegjoj,ne nje menyre mburresha me Ferdinand Bjankun artist gjate degjimit,do ti ruaj me fanatizem krijimet e tua.
Sukses ne te ardhmen e vazhdo me punen e mire qe ben, Njerezit si ju bejne shpirtin e Shqipetarit

Bardh Dedinca

* 15 nentor 2004
Vizitova siton tend web, Urime per albumet ! Te uroj suksese te metejshme! Ç'eshte e drejta jemi nga nje vend shume i vogel , por te pakten kemi figura me te cilet mund te krenohemi .Ciao Ferdinand e SUKSESE!!

Denis Kadiu - Bolonje (Itali)

* 20 tetor 2004

E mrekullueshmja Shkoder me mungon cdo dite e ma teper,megjithate fijet e lidhjes me te jane kanget e bukura shkodrane qe me shoqerojne cdo dite ne ambjentin ku jetoj.Sinqerisht jeni nder te preferuarit kengetare shkodrane, qe me ambelsine e zanit tuaj, me melankoline qe ju karakterizon ne interpretimin e kengeve, me krijoni mundesine, qe te "bredh" neper Shkoder, me mendje e shpirt e shpesh syte te me mbushen me lot.Jeni me te vertete artist e me ndihmen e Zotit fati dhe suksesi te ndjekshin ngado.

Desara Hoxha - New York (ShBA)


23 shtator 2004


Pershnetje!

Edhe une e hapa rasisht kyt faqe,e tu nigju kangt e bukra qe kishte,me than te drejten me emocionunen shume, pranaj ju baj urimet ma te mira! e si thojme ne n'Shkoder "T'KNOFT ZEMRA GJITHMONE!"

ME RESPEKT

Rezarta - Trieste (Itali)



* 22 korrik 2004


Duke pare Serenaten e bukur qe u realizua prej Sander Ruci & Co me re ne sy dhe doja te dija se kush asht ky ze, qe kendom kaq bukur kengen popullore shkodrane? .... mora vesht emrin tend dhe vizitova faqen tende. Ishte per mua nje habi shume e madhe te njoh dhe te degjoj nje djale shkodran qe ka ruajtur tradicionin e muzikes te vjeter Shkodrane. Zeri i jot me çon mallin e nje Serenate te vjeter qe vetem prinderit tone e kane jetuar. Jo vetem Sukses te uroj por edhe paqen shpirtnore.

Meri Jäschke - Berlin (Gjermani)

* 15 qershor 2004


Urimet me te mira! Eshte ndjesi e vecante te shfletosh faqen Tuaj te internetit e mbi te gjitha te gjesh aty traditen, (te ruajtur mjaft mire) kengen shkodrane,finesen ne paraqitje,etj.Ju falenderoj qe keni ditur ta beni mjaft mire kete, si dhe suksese te metejshme.

Ju ndjek me kenaqesi te vecante.

Edina Maliqati - Durres (Shqiperi)



* 9 qershor 2004

I Nderuem Z.Bjanku.
Rastesisht edhe une tu pa ne internet gjeta kete faqe qe mi ka mbush syte me lot....Vjet kam pa nje program te Tv Rozafa (nese nuk gaboj emrin e kanalit tv) ku ju dhate nje interviste dhe sinqerisht si i thojme ne shkodranet " na i keni shkri kocat !" me ate melodi qe vetem nje talent si Ju mund t'a baje.

Ju uroj suksese te metejshme.

Ana Sheldija - Firence, Itali



* 19 maj 2004


Sot pata kenaqesine te ndigjoj disa nga kenget e tua. Me te vertete qe jam mahnitur nga niveli i larte artistik qe ju zoteroni...me vjen teper mire qe ke krijuar emer ne krijimtarine muzikore ne Shqiperi dhe jashte saj...U be tashme nje kohe e gjate qe jetoj ne USA dhe kenga Shkodrane me shuan mallin e Shqiperise se vjeter. Zeri dhe kitara juaj tingellon shume embel dhe romantike. Bravo te qofte, ke punuar shume per kete dite...Faqja ne intenet eshte krijuar mjaft bukur...Te uroj shendet dhe suksese ne jeten tuaj artistike. Ju dhe e gjithe fisi Bjanku gezon respektin tim personal dhe te familjes Bejko.

Dritan Bejko - Houston Texas

* 17 prill 2004


Te pershendes dhe te deshiroj suksese ne cdo sfere te jetes!

Tahir Veliu


13 prill 2004

Pershendetje te perzemerta e komplimentet e mia me te mira per realizimin Tuaj ne fushen e artit e per mundesine qe na keni dhene, qe nepermjet sitit

Tuaj te rrealizojme mundesine e pasjes se musikes se mrekulueshme shkodrane e shqiptare.

Pjerin Ivanaj - Pisa (Itali)

 

* 12 prill 2004

I nderuar Ferdinand!
Me pare as qe kisha degjuar per emrin tuaj, rastesisht ju takova dhe zeri juaj me pervetesoj, pergeziet e mia me te mira

Antoneta Ndoja - Suedi


* 24 mars 2004

Ishte nje dite qe une hapa faqen tuajne internet. Dhe u njoha me ju, Bjanku. Sinqerisht me pelqen shume muzika juaj. Ju uroj Fat ne karrieren tuaj artistike.
Pershendetje,

Marsela Curca - Australia Shepparton




* 14 dhjetor 2003

Ishte nje rastesi qe une hapa faqen tuaj dhe kjo rasstesi me solli kenaqesi, qe u njoha me nje artist te ri nga Shkodra e vjeter.
Te uroje suksese ne karieren tuaj.
Me respekt te vecanete

Anduena Llabani - Tirane, Shqiperi

* 20 tetor 2003

Hi Ferdinand!
Rastesisht gjeta faqen tende ketu ne Internet. Nuk mund te bej koplimente te shumta,pasi kjo faqe flet vete per realizimin qe ju vete keni krijuar ketu. Ajo qe dua te them eshte se, ju jeni vertet nje mjeshter i madh i kenges, dhe eshte per te ardhur keq se si i kane munguar skenes shqiptare artiste si ju. Une pesonalisht jam nje admirues i kenges shqiptare, sidomos muziken e lehte, por me cfare pash tek faqja jote,eshte per ardhur shume keq, qe emri juaj i ka munguar skenes.....
Ju uroj suksese te metejshme Ferdinand.

Pierre

* 18 tetor 2003

Gjate kohe kerkojsha tekstin e disa kengeve, dhe ja, rastesisht i gjeta ne faqen tende. Te falemnderit dhe te uroj sukses.

Ekremi - Zvicer

* 7 tetor 2003

I nderuari Ferdinand Bjanku. Gezohem qe me se fundi ju keni futur edhe librin e miqve qe i ka munguar faqes tende ne internet,.. Une ju ju njoh nga nje shkrim qe kam lexuar ne revisten "URA" ne Kosove qe shpendahet ne te gjithe boten dhe te shkruar nga gazetari dhe studiuesi Klajd Kapinova me banim ne New York. Revista "URA" eshte botim i ketij viti pra 2003.
Ju uroj mbaresi dhe spektaklete tjera te bukura.

Agron Hasani - Prishtine, Kosove


* 29 shtator 2003

Z.Ferdinand, rastesisht u takova me juve nepermjet faqes tuaj. Ma shtove gezimin dhe krenarine e Shkoder Loces qe nuk e kam pa qysh ne vitin 1990.
Jam thellesisht i prekun qe nuk eshte midis nesh babai juaj, por ai rron, sepse juve keni talentin, deshiren per ta rinuar muziken tone shkodrane, nuk e di a do mundem t'ju falenderoj me shume, por suksese ne punen tuaj artistike te mirefillte

Bedri Hoxha - Usa


* 8 Gusht 2003

I nderuar zoti Bjanku, familjen tende e njoh me kohe, vecanarishte per babain tend ruaj ende respekt per kenget emocionet me te bukura shkodrane. Te kam degjuar me vemendje ne nje interviste me Silvana Bracen si dhe disa kenge tuaja ...mu ba qefi shume qe nji pinjolle nga familja Bjanku vazhdon traditen e bukur te kanges qytetare shkodrane dhe pa ja ndryshuar tekstin dhe duke ruajtur me fanatizem origjinalitetin e kanges te vjeter qytetare shkodrane ...
te uroj me gjithe zemer zoti te bekofte dhe zoja e Shkodres kjofte gjithmon afer teje

Me rrespekte e mirnjohje te vecante, bashkeqytetari yt

Gjenarin Gega - Lier ,Belgjike


* 30 Korrik 2003

Z. Bjanku
Eshte vertete kenaqesi per mua si shkodrane i vjeter te shohe brezin e ri qe ruan dhe çon tej traditat e mrekullushme ne musike te qytetit tone te dashur qe aq shume ne mungon ketu ne kurbet.
Te uroj per paraqitjen e bukur e dhe me kulture te sitit tend. Keni nderuar jeten dhe familjen e Bjankeve qe ka dhene shume per shkodren.
Ju uroj suksese dhe te gjitha te mirat juve dhe njerezve tuaj.

Prof.Mehdi Shkreli



* 3 Korrik 2003

I nderuem z.Bjanku!

Unë që ju shkruej banoj në Danimark me familjen time.

Duke shfletuar profilin shiptar në internet papritur më dole ti para si një princ me kitarën në dorë. ...Kitara dhe zani juaj më zgjoji nga honi i thellësive të shpirtit tim ato fije të padukshme të kahershme për kangën e mirëfilltë shkodrane .... Të ndigjoj zanin tand nëpërmjet nje video - kasete të Vitit të Ri në një lokal sëbashku me kangtarë gjigand si dueti Florinda - Ndrek Gjergji etj.Sa u krenova me zanin dhe stilin e kangës tande... E rizgjove Shkodrën nga letargjia,..., na krenove, na rinove zemrat tona të cfilitur nga barbaria e instrumentave orientalë të kangës tradicionale.

Me andje cfletova ditarin tand ....Ajo që evidentova unë në mes të tjerave ishte stili arkitektonik i qartë dhe tepër modest. Realiteti dhe aspak glorofikimi apo pompimi sensacional të ndërthurun në godinën e qelqtë të internetit. I ndëgjova kangët e t'uaja dhe u frymëzova prej talentit dhe konservimit të tradicionales, gja që s'ashtë e lehtë, por lypset vetëm një inspirim dhe talent për të risjellë në kohën e sotme stilin dhe nuancat e kangtarve tane shkodrane të harruem qëllimisht nga kasta uzurpatore shkodrane qysh në 1944 që vazhdon me marifete edhe sot, por kurrë të harruem në shpirtin e popullit shkodran dhe mbarë shqiptar.

Ajo që më la mbresa ishte se u njofta me veprimtarinë t'uaj propoganduese të kangës shqiptare në Itali si dhe kangën e bukur italiane që unë kam protonet e zemres aty qysh i vogël. ..., por s'mund të rrijë pa shtuar atë kapitullin e landës të Homazhit për të ndjerin Baba Gjovalinin. S'di të gjejë fjalë falenderimit që kishe përjetsue me respekt dhe pa harrue atë që të bani muzikant të shkëlqyer dhe po shkëlqen në atdheun e Paganinit, Maskanjit, Verdin, Monteverdin, Toskaninin etj. ..

Të lumtë që e ke ngritur në pjedestal babën dhe vetvehten!


Bepin Martin Pjetri - Danimarke






Shkruaj mesazhin tend















© Copyright Ferdinand Bjanku - Te gjithe te drejtat e riprodhimit te materialit te paraqitur te rezervuara