|























|
|
Ju paraqes familjen
time:
|
|
|
|
|
|

|
Ne kete fotografi eshte
gjithe familja ime Bjanku.
Vogëlushi që shihni në të
majtë të fotografisë jam unë,
Ferdinandi bashkë me vëllain Fidel, me
nënën Vitore dhe me babain tim
Gjovalin.
|
|

|
Kjo është një prej fotografive
që më pëlqen më shumë. Jam
unë, në moshën tre-vjeçare,
me kitarrën e babait në
dorë.
|
|
E pikërisht im
atë më transmetoi pasionin për
muzikën dhe deshi që unë e
vëllai im të mësonim t'i binim
instrumentave muzikorë.
Në vitin 1983 u
diplomova në kitarë, bas elektrik,
fizarmonikë dhe klarinetë pranë
shkollës "Preng Jakova" të
Shkodrës.
|
|

|
Kur isha i vogël
ndiqja tim atë, i cili sipas traditës
shqiptare, shkonte në dasma, pagëzime dhe
krezmime për të nderuar të ftuarit
me muzikë.
|
|
Në moshën
shtatë-vjeçare fillova të dal edhe
unë përpara publikut.
|
|

|

|

|

|
|
FESTIVALI I
"PIONIEREVE"
|
FESTA
E 1° MAJIT
|
|
Foto ne grup
|
Un dhe vellai
|
Foto ne grup
|
Foto ne grup
|
|
Kur isha
katërmbëdhjetë vjeç fillova
të marr pjesë në festivalet dhe
konkurset e para për muzikantë së
bashku me djem e vajza që si unë ishin
anëtarë të "Klubeve të
Rinisë", institucion në mbështetje
të talenteve te rinj (muzikantë,
këngëtarë, kërcimtarë,
aktorë).
|

|
|

|
Fotografi me
të rinjtë e "Klubit të
Rinisë"
|
|
|

|
Konkurs i zërave
të rinj të këngës
popullorë shkodrane
|
|
|

|
Unë dhe Behar
Sykja
|

|
|

|
Festivali i
këngës popullore
shkodrane
|
|
|
|

|
Konkurs i
ndërmarrjeve shkodrane për zgjedhjen e
artistit dhe grupit më të
mirë
|
|
Në vitin 1989 mora
dipllomën e Institutit Mekanik Industrial
në shkollën e mbrëmjes "Jovan Mitro
Thanasi".
Studioja dhe njëkohësisht punoja
pranë një ndermarrje, e para në
Shqipëri që prodhonte tela për
instrumente muzikorë
(krijues i prodhimit te telave per instrumenta
muzikorë ne bashkepunim me "Ndermarrja
Punimeve Artistike" - Shkoder)
Më pas jepja mësime kitarre, teorie dhe
solfezhi në dy qëndra kulturore në
Shkodër: qëndra "Nik Pjetër Ndreka"
dhe qëndra "Pjetër Gaci".
Njëkohësisht punoja në kampet e
pushimit ne qendrat e ndryshme te Shqiperise.
Jam larguar nga Shqipëria në vitin 1992
dhe zgjodha Italinë si atdhe të dytë
për arsye të ndryshme, e mbase të
thjeshta: historia, arti, guzhina e mirë,
karakteri diellor i italianëve e për
meloditë, mjaft të afërta me
ndjeshmërinë time. Por zgjodha
Italinë kryesisht sepse italiane
është origjina ime.
Sigurisht nuk qe e lehtë, por mendoj se kam
qënë me shumë fat për
mundësinë dhe besimin që më
është dhënë këtu në
Itali, ku munda të shprehem plotësisht:
munda të këndoj per Shqipërinë
time, të interpretoj këngët e
artistëve më të njohur
italianë, të paraqes këngët e
mia. E jo vetëm përpara komunitetit
shqiptar në Itali, por edhe përpara atij
italian që më ka nderuar me praninë
e tij gjatë interpretimeve të mia, si
në piano-bar ashtu edhe me rastin e
koncerteve, konkurseve dhe festivaleve.
|
Ferdinandi ju falenderon nga
zemra!
|













|