|























|
Deshiroj te perfundoj kete sito duke ju folur per babai
tim:
Gjovalin Nush Bjanku
(biografi jete e
veprimtarie artistike

Gusht 2003
Me rastin e 20 vjetorit te vdekjes,
u perkujtua dhe u nderua nga miq dashamire te artit
e muzikes popullore shkodrane.
Gazetat dhe TV 1 i dedikuan hapesira te posaçme
ne emisionet e tyre.
Shkodra TV1
Gusht 2003

Foto me te ftuarit ne emisionin dedikuar figures e
kontributit
te babait tim, Gjovalin Bjankut nga Shkodra TV1
ne memorje te kontributit se tij ne evidentimin e vlerave te
muzikes popullore
dhe ne trasmetimin e tyre ne brezin pasardhes.
Rrok Kraja ( kengetar), Merita Smaja (aktore dhe drejtuese e
emisionit),
Enver Kiri ( ish-futbollist i skuadres "Vllaznia")
Me poshte vijon artikulli qe u botu ne gazeten "Koha Jone
"

Ne kujtim te Gjovalin Bjankut
shkruar nga Rudina Llazari
Ne Shkoder Bjanku mbahet mend te
jete nje nga kitaristet me virtuoze, kantautor, kompozitor
madje edhe poet si dhe krijues i disa shkollave te artit te
kitarres dhe iniciator i krijimit te nje reparti te
prodhimit te telave te kitarre, por edhe gazetar i gazetes
se dikurshme lokale te Shkodres.
Shkoder - Nje nga emrat me te njohur te muzike
shkodrane, te serenatave dhe kengeve te lehta Gjovalin
Bjanku eshte nderuar dhe kujtuar nga te aferm, shoke e miq
dje ne qytetin e Shkodres ku Bjanku mbahet mend te jete nje
nga kitarristet me virtuoze, kantautor, kompozitor, madje
edhe poet si dhe krijues i disa shkollave te artit te
kitarres dhe iniciator i krijimit te nje reparti te
prodhimit te telave te kitarres por edhe gazetar i gazetes
se dikurshme lokale te Shkodres. 20 vjet me pare, ne shtator
te vitit 1993 Gjovalin Bjanku mbylli syte duke lene pas
dhimbjen e familjareve, te miqve e shokeve dhe te
shkodraneve ne pergjithesi. edhe 20 vjet pas vdekjes vendi i
Gjovalin Bjankut eshte ende ne me te nderuarit e artisteve
shkodrane nder vite. Miq e te aferm kane sjelle si te gjalle
imazhin e Bjankut te ndjere duke dhene vleresimet maksimale
per kitarristin dhe kantautorin kenget dhe serenatat e te
cilit kendohem me shume deshire ne gezimet e qytetit te
dashuruar marrezisht pas kenges.
Gjovalin Bjanku ka lindur ne Shengjin me 29 shtator te vitit
1938.
Ne moshe te re ka nisur punes si tipograf. Pas vdekjes se te
jatit e gjithe familja e Bjankeve trasferohet ne Shkoder.
Ndersa pasioni dhe deshira e tij per muziken e lidhin me
kitarren qe do te behet me pas edhe shoqeruesja e vetme e
tij gjate gjithe jetes.
Ne ushtri ai do te jete drejtuesi i ansambleve muzikore. Pas
kesaj Gjovalin Bjanku do te hyje ne Fabriken e perpunimit te
Duhanit dhe te Cigareve ku dhe do te drejtoje me imagjinate
artisti edhe Byrone Teknike te Nderrmarrjes. Nder vite se
bashku me te mirenjohurin Gjosho Vasia kane drejtuar
Ansamblin e Duhan Cigareve. Duhet te theksohet se ne vitet
'60-'70 Ansambli ka qene nder me te suksesshmit ne Shkoder
dhe te barasvlershem edhe me Teatrin e Estrades se Shkodres.
Shfaqjet e Bjankut dhe te Vasise jane ndjekur ne skenen e
Teatrit "Migjeni" Shkoder nga qindra spektatore qe mbushnin
sallen. ne te njejten kohe ai drejton edhe kurse te mesimit
te kitarres. Ne Shkoder mbahen mend serenatat qe Gjovalin
Bjanku me shoke benin neteve te veres apo dimrit ne rrugicat
e vjetra te "Serreqit" e ""Gjuhadolit". ne fillim te viteve
'80 pak kohe para vdekjes ai nderrmerr iniciativen e
prodhimit ne nje repart te telave te kitarres. Si kujton
Ferdinand Bjanku, djali i Gjovalin Bjankut ai qe trashegoi
shume pasionin e babait te tij. " Ishte nje mekanizem ne
forme çikriku qe prodhonte pas shume mundimesh telkat
e holle te kitarres". Sipas Ferdinandit ky mekanizem ishte
vendosur ne Nderrmarrjen e Prodhimeve Artistike n°2 ne
Shkoder dhe shume shpejt mundesoi prodhimin e telave te
kitarres per tregjet shqiptare. "Nje prodhim perfekt. Tela
aq te holle sa po t'i kaloje nder gishta t'i prisnin"
vazhdon Ferdinandi. Ndersa kitarristet e asaj kohe tregojne
se pas iniciatives te Bjankeve u zgjidh perfundimisht
problemi kryesor i kitarristeve per tela te cilet gjendeshin
me shume veshtiresi. Por Gjovalin Bjanku nuk mundi te
shpjere lar kete iniciative kreative te tij pasi vdekja i
nderpret projektin qe me pas per shume vite do te mbahet
gjalle nga Ferdinandi. Im ate ka qene nder njerezit me e
apasionuar qe kam mundur te njoh. Kishte nje pasion te
veçante per muziken dhe artin ne pergjithesi dhe per
kitarren ne menyre te veçante. Ky pasionna u percoll
ne. Vdekja e babait tim ishte nje traume per mua. Gjithnje
ishte percjellesi i pasioneve tek te gjithe ne familjaret
dhe te afermit e tij. Qendra e rendeses te gjithe atyre qe e
kane njohur shprehet ende me dhembje Ferdinand
Bjanku.
Ka lindur me 29 shtator ne Shengjin
(qyteze e Lezhes) ne nje familje modeste. Mbas vdekjes te
babait te tij ne 1938, duke lene 5 jetime ne nje gjendje te
veshtire, detyrohet te punoj dhe te mesoj qe ne moshen 9
vjeçare ku jep kontributin me punen e tij per 4
vellezrit dhe nenen. Ne vitin 1940 prAnohet si puntore
(nxenes) ne shtypshkronjen "Cirka"e me vone "Shqipja"
profesion qe e ka vazhduar deri ne çlirimin e
Shqiperise. Aktivitetin e tipografise e ka vazhduar deri ne
vitin 1953. I apasionur mbas muzike behet nje kitarrist i
njohur ne vitet 1956-1958, drejton estraden e kufirit, duke
organizuar shfaqje per ushtrine. Mbas ketyre viteve vazhdon
punen ne ndermarrjen e prodhimit te cigareve, ku ne vitin
1970 emerohet drejtues i byros teknike.
Por nuk lene asnjehere mbas dore muziken dhe per vazhdimsi
na percjell mua dhe vellait, kitarren dhe
firzamoniken.
Ky pasion i tij jo vetem per
muziken por edhe per folklorin, per kenget tradizionale te
Shkodres e te viseve tjera e ka shoqeruar ne gjithe jeten e
tij.

Gjithmone i gatshem dhe i
shoqerueshem me te gjithe shtresat e shoqerise ne nje epoke
ku "lufta e klasave" pengonte edhe komunikimin mes shtresave
te popullesise
Keto tipare jo te zakonshe e bejne ate nje figure unike.
I lejojne te ndodhet me afer problemeve te njerezve dhe
menjehere me iniziativen e tij behet korrispondent direkt i
gazetes "Jeta Re" (Gazet e rendesishme e qytetit te
Shkodres) ku me publikimet e tij ka dhene nje ndihme te
madhe shoqerise dhe Shkodres. Per kete pune te pa ndalun ka
qene dekoruar e konsideruar edhe nga
shteti.
|













|