HISTORIKU I MUZIKES POPULLORE SHQIPTARE

(traduzione in italiano)


Muzika jone popullore eshte e lashte sa dhe vete jeta.
Ajo paraqitet mjaft e larmishme ne baze te rrethanave te jetes, kushteve historike dhe shoqerore te fiseve dhe te viseve tona. Maredheniet me popujt e tjere e kane pasuruar me teper kete folklor.
Kenget popullore nuk kane lindur ne ere. Ato kane lulezuar sipas etapave te zhvillimit shoqeror, ekonomik duke pasqyruar aspektet e shumeaneshme te jetes se popullit dhe ne vecanti te shtresave te ndryshme te saj, si blegtorine, bujqesine, zejtarine, ritualet e ndryshme te pranveres, te festave te motmotit etj.
Kenget popullore ndahen ne dy blloqe te medha qe jane kenget lirike dhe epike.
Tek kenget lirike hyjne kenget e djepit, kenget e dashurise, kenget e dasmes, ritualet, kenget e kurbetit, kenget e nizameve (djem qe shkojne ushtare ne Turqi), vajet dhe kenget e punes, kurse ne epike hyjne kenget historike, legjendat, baladat dhe kenget e kreshnikeve. Kenget qe kendohen ne krahinat ne veri te Shkumbinit quhen kenge homofonike ndersa kenget e kenduara ne krahinat poshteShkumbinit quhen kenge polifonike.
Çdo krahine ka kengen e vet karakteristike. Çdo fshat ka karakteristikat e veta ne melodi.
Ashtu si kenga popullore edhe vallja popullore eshte e larmishme. Po keshtu dhe instrumentat popullore te cilat kane mberritur deri sot si çiftelia, lahuta etj.
Nje nga vallet me te lashta eshte "Skifteri dhe Pellumbesha" e cila shoqerohet vetem me ritmin e 2 guralecave (Mirdite) apo Vallja e Shpatave e Malesise se Shkodres.
.

 








Ky eshte disku im i pare i publikuar ne vitin 2000

E gjeni prane shtepise diskografike
"Shtepia Botuese Eurostar" Tirane (Shqiperi)
per informacione te tjera
telefono ne numrin +393335766506
ose shkruaj
musica@ferdinandbjanku.it

Kjo permbledhje eshte nje kontribut ne njohjen e kultures dhe artit popullor shqiptar,atij popullor ne vecanti.
Per shekuj te tere, kenga dhe vallja kane qene e vetmja forme artistike muzikore me te cilen populli ka mundur te shprehe ndjenja e vlera dhe nepermjet te cilave ka arritur te mbroje ekziatencen e tij dhe identitetin etnik- kombetar.
Kenget dhe pjeset muzikore mberrijne nga rajone te ndryshme etnike-nazionale dhe paraqesin gjithe te verteten e pasurine e folklorit shqiptar, akoma sot ekzistues ne te gjithe zonat e vendit, aq sa nuk ka feste publike apo private ne te cilen te mos interpretohen kenge e muzike popullore. Folklori studiohet edhe si lende mesimore ne shkolla.

Kenget e CD -se:

 

1.LULE BORE

2.LULJA MAJIT-KUR GJETHET BIJNE

3.PRAP ERDH PRANVERA

4.POTPURI KORCARE

5.KARAJFILAT QE KA SHKODRA

6.SYRI QERSHIA

7.POTPURI SHKODRANE

8.MOS MENDO (Gj. Bjanku)

9.S'KISHA NDERMEND (Gj. Bjanku)

10.KUJTIME (Gj. Bjanku)

11.SYT' E TU (Gj. Bjanku)



Lule-borë

S.Gjoni

 

Tuj t'kërkumun n'ara n'kodër,

Tuj prek lule e gjeth' me dor'

Veç n'nji kopsht më t'bukrin n'Shkodër,

Ty të gjeta lule-bore.

 

Ref: Je e vogel ,por je plot,

Ty t'kërkoj un tash sa mot,

Tash sa mot un ty t'kerkoj,

Me ty jete, t'lum t'a çoj.

Eja- eja- lule bore,

Se me ty do thur kurore
( 2 here)


Pash ma t' bukuren stin pranvere,

Pash mbretneshen drandofil,

Mos t'ja falesh ti kuj eren,

Se per mu vetem ke çil.

Ref: Je e vogel ,por je plot,

Ty t'kerkoj un tash sa mot,

Tash sa mot un ty t'kerkoj,

Me ty jete, t'lum t'a çoj.

Eja- eja- lule bore

Se me ty dot thure kurore (2 here)

 

Kthehu ne fillim te faqes

Lulja e majit

P. Ashiku

 

Nje dit'e bukur majit te hetova,

M'shef'te nder gemash shpeshta ne nje lule.

Dhe me vujtje zemren te'kundrova

Deri sa nje dite ne dore ti mu perule.

Por tash je per mu, s'ke ma vlere.

Se flete tuja, ma per mu, s'ka ere

Ti s'je lulja e bukur, e dit's majit.

Por je lulja zemren time, vajit.(2 here)

Ishe ti ma e mira ne te tjera,

Vjollce e bukur m'bushur plot me ngjyra.


Se flet'e tuja t'bukra i merr era.

Se kaç shpejt pranver, te ka ardhur ftyra. ( 2 here)

 

Por tash je per mu, s'ke ma vlere.

Se flete tuja, ma per mu, s'ka ere


Ti s'je lulja e bukur, e dit's majit.

Por je lulja zemren time,vajit.
( 2 here)

 

 

Kthehu ne fillim te faqes

 

 

Kur gjethet bijne ne vjeshte.

Tango

Kur gjethet bine ne vjeshte

Me dukesh n'vaj natyr

Per ty s'mundem me heshte

Si gjethi bahem n'ftyre

E ftofte edhe e ngrime

Si bora ne kallnur

Po del kjo kanga ime

Ankuese thell n'krahnuer

Ref: ti m'ke braktis

Kjoshin haram ndjenjat e mija

Se larg dashtnis

Te lindi n'zemer pa-besia

Ke me' u pendue por athere ka me kene vone

E tuj lotue

Dot' bijne nder-rmend dashtnia jone

M'kujto kur t'dal prandvera

O puthje me pasion

Dhe fjalt e tua perhera

Kjo zemer si dishron

Pra qe se lulet rane

Te zverdhuna per mbi dhe

Dhe kjo m' kujton me t' thanun.

Se sa e pa-bese ti je.

Ti m' ke braktis etj. Etj.

Per mue lulet e veres

Nuk kane ma bukuri

Jane veshke n'qoshe t'pengjeres

Te mjerat ne saksi

As lotet nuk kane ti ngjallin

Jane shterr lot' e rinis

Veq kur me merr mue malli

I kendoj un dashunis.

 

Kthehu ne fillim te faqes

Prap erdh pranvera

Murrem gediku

 

Vash engjellore

Zemren ma more

Ti ike larg, e s'do te kthehesh ma tek ne

Sa dashurova, sa ta dhurova

Kjo zemra ime, vec per ty, gjithmon troket.

Si mund te mos kujtosh

Sa here me bane be.

Si mundesh, te harrosh

Premtimet qe me dhe.

Kur bridhnim nder livadhe blerta,

Tu lozun qesh'un si femij,

Ti m'thojshe me fjal te sinçerta

Se un, te falsha lumturi.

Gezimi'n e jetes t'i ma more

Dh'e ne harres tashti me le.

Nga ftyra dukesh angjellore

Por n'zemer akull je.

Prap erdh pranvera,

Si n'mote tjera

Manari i vogel, koder n'koder blegeron

Zojçte cicerojne, çerdhen n 'dertojne,

Kjo zemra ime, vec per ty, gjithmon troket,

Si mund te mos kujtosh

Sa here me bane be.

Si mundesh, te harrosh ,.... Premtimet qe me dhe.

Vertete i varfen un çellova,

Me' ndoj stoli s'te kam gezu

Por me gjithe shpirte te dashurova

Zemre vec ty, ta kam dhuru.

Ti vet me the se lumturia

S'fitohet kurre me para.

Kur eshte e paster dashuria

Hare e gezime ka.

Kthehu ne fillim te faqes

 

Jam jam e mire

Potpuri korçare

 

 

Bulevardi korqes

Ka vajza pa mase

Dalin e shetisin

Pa lejen e mamase.

Ç'veshin palaçeta

Hipin biçkleta

Dhe ju thojne djemve

Hajde tu ngjat jeta.

Jam, jam i mire

S'jam. S'jame e mire

Dhe ne' jam e mire

Jam per veten time. 2 volte

 

Kur vjen behari

Potpuri korçare

Kur vjen behari

Qesh qershi ja

Vajza te bukura

Paçkat pa t'puthura

Andej kendej

Ke-r-ko-jne dje-e-mte

Duan te lozin-e

Te qe-e-shi-ne 2 volte

 

Kthehu ne fillim te faqes

O engjell...korçare.

 

Te gjithe flene

E qet' eshte kjo nate.

Ku vetmija

Rreth teje qendron,

Do t'kendoj.

N'erresire me kitarre,

Ti do shohesh...

Ate qe te do.

Ti do plakesh

Do thihesh si dele,

Do shurdhohesh

Do krrusesh nje dite.

Do t'kalojne

Te embelat perkdhelje

Dhe buçeta...

Me lule mos prit.

 

Ref. Pra eja o engjell me qe-e-teso,

E mjera zemer

Sa fort' te: do... 2 volte

Str.2. Ku do vesh

Ku do qe te flesh

Zemer ku do t'jesh

Nga do qe te vesh

Larg prej meje dashnine,

Mos harro

Tjeter mos kerko

Veq prej meje

E gjen lumturine.

Ref. Pra eja o engjell

Me qe-e-teso

E mjera zemer

Sa forte te do... 2 volte

Kthehu ne fillim te faqes

 

Karajfilat qi ka shkodra

 

Karajfilat qi ka shkodra,

Medet o kund nuk jane

Ganxhe t'mdhaja, ganxhe t'vogla,

Me ere mbushin dynjan, aman, aman.

Ato ganxhe s'm'i prek'dora,

Medet o kan zijane.

 

Drandofilja lypte hije,

Medet o per me çil.

Gjetht i dalin fije-fije,

Medet o ç'ere te mir, aman aman.

S'gjendet kush me tu perzi-e,

Medet, moi drandofill.

Marangjyli kaq i bukur,

Medet o por s'ka ere.

Me i'a prek' gjethin me pupul,

E gishtin te gjith njeher, aman aman

Me i'a prek' gjethin me pupul,

Aman, doren ç'ta there.

 

Kthehu ne fillim te faqes

Syri si qershija

Prek jakova

 

Per shkodren flak bulojne

Agime t'reja

Mi pemte e nalta qesh

Balkoni i ri,

E mbledh si zgjy

Ma t'amla melodi

E n'ftyren tande vash,

Veton, pranvera.

Ref. Syrin si qershia

N'flak e neze djalin,

Buzen gaz e bane

Pesh ja çove madhin.

Mbi shko-o-dren to-o-ne

Bu-u-rojne agime t're-ja-a.

Me lu-u-le vi-le-e-e,

Plot me drandofi-i-le.

Ku-u-llo-jne si mja-a-lta-a

Plot dri-i-te dhe hi-i-je.

E fty-y-ren tan-de va-a-ash

Lu-u-lzon pranve-era.

Ref. Sy-y-nin si qershi-i-ja

Fla-ak qe n'deze dja-a-lin,

Bu-u-zen ga-a-ze ba-ne

Pe-sh ja, çove ma-a-dhin.

 

Kthehu ne fillim te faqes

Potpuri shkodrane

 

 

Hajde shpirte oj drite,

Hajde shpirti i im

Se pa ty, tan'e

Asht-e e zbrazd gjithnji 2 volte

Oh'moj bukuroshe

Synin kur ta pash

Rruges kur kalojshe

Dy, tri fjale ti thash 2 volte

Hajde shpirte oj drite,

Hajde shpirti i im

Se pa ty, tan'e

Asht-e e zbrazd gjithnji 2 volte

Oh n'at fush t'mejdanit

Shkon e vjen dyrnjaja,

Sielle kryet prej'xhamit

Digjet fukaraja.

Oh! Mori shtat-selvi-je,

Shikjo ne qitabe,

Fol me goj,nurije,

Se ke shum sevap-e.

O-ho-oho, o-ho-o-ho-ho-o...

Asaman'moj lulja allit

Ze-mren time c'ma ke prek

Po t'baj be'pash syt'e ballit

Tjeter kush mos ta rrembej 2 volte

O-ho-oho, o-ho-ho-ho-o...

Kthehu ne fillim te faqes

Mos mendo'

Gjovalin Bjanku

 

U genjeva ne syt tuej plot djallezi

Tash e ndjeve. S'kishe zemer per dashtni

Fitimtare e çuen vehten "jo tuj fsha"

E pendueme m'shire te fatit ke me ra

Dot' pendohesh por at'here ka me kene vone

Ke me u veshke e me u terun pergjithmon

Dot' kerkojsh ndonji zemres me ju pshtete

E ke kot se ç'do zemer ka me t'pyet perjet.

Mos mendo

Se dot' kendoj ma per ty- e

Por mendo

Se prej zemres te kam shly-e

Dot'a dijsh se per fajin qi bane dikur

M' shentas m' ike i re tjera kuj n'krahnuer

Jo-jo kurr

Nuk dot'kthehem prane teje

Dot' afroj

Nje vajze tjeter prane meje

Por guxim

Mos te kesh me m'shikjue nder sy

Je fajtore

Asht vone per -me - u kthy per ty.

 

Kthehu ne fillim te faqes

S'kisha nder mend

Gjovalin Bjanku

Valzer

 

 

S'kisha nder mend ma met'kendue

Se tash je e tjera kuj

Por erdha veq me t'kujtue

Kohen qi m'rrijshe m'krahnuer 2 volte

Shum prandvera i kem' kalue

Sbashkut me ty tuj shetit

E di se ti m'ke harrue

Qysh'se vendose me m'ike idem

Ti at'here m'ke pas'thanun

Dyshim mos t'kesh n'syt e mi

Vone t' njofta por kurr s'kam

Me i falun

Dredhit e syve te zi

 

Kthehu ne fillim te faqes

Kujtime

Gjovalin Bjanku

Bolero

 

 

Kujtime

T' prandveres un kurr si harroj

Andrrime

Po me ty o vash i kaloj

Por ti qi m'ke dhane besen

Pse nuk kthehesh ma n'dashtni

Pse e vrave zemer shkreten

Dhe e le ti ne vetmi

N'mes gjumit

Un erdha tek ti per me fsha

N'mes-nate

Ne gjume prap na bashke kem me u pa

Po t' thame pse erdha

Pata deshir

Naten e mire

Naten e mire

 

Kthehu ne fillim te faqes

Syt' e tu

Gjovalin Bjanku

 

M' ike larg, por dot' kujtoj

Ne vetmi moj tuj t'kendu

Kur prej zemres s'te largoj

Si trathtoj dy syt'e tu

Dot' jetoj po me andrrime

Per at kohe qi ne kaluem

Kam me u pshtet n'kitarren time

Me syt' errun dhe t'lotuem

Po sa here qi kam me kendu

Tek' ti mend jen do t'a çoj

Jo pa ty s'kam me vallzue

As ndoj tjeter s'perqafoj

Do te pres, dot pres sa t'kthehesh

Me gezim prap n'kraht e mi

Dhe at'here perhere dot' mbetesh

N'zemer t'ime t'ane dashtni

 

Kthehu ne fillim te faqes

 

ACCENNO ALLA STORIA DELLA MUSICA POPOLARE ALBANESE

La nostra musica popolare è antica quanto la stessa vita della gente. Essa si presenta variopinta, secondo le circostanze della vita, delle condizioni storiche e sociali delle tribù e dei nostri paesi. Le relazioni con gli altri popoli hanno arricchito ancor più il folklore.
Le canzoni popolari non sono nate per caso, sono sbocciate seguendo le tappe dello sviluppo sociale ed economico, rappresentando gli aspetti multiformi della vita del popolo e specialmente gli aspetti legati all'agricoltura, alla pastorizia, all'artigianato e ai vari rituali della primavera, alle feste dell'anno ecc..
Le canzoni popolari si possono suddividere in due grandi blocchi: le canzoni liriche e le canzoni epiche. Nelle canzoni liriche possiamo trovare le ninnananne, le canzoni d'amore, dei matrimoni, i rituali, le elegie d'emigrazione, le canzoni dei cosiddetti "nizam" (giovani che vanno come soldati in Turchia), i pianti e le canzoni da lavoro. L'epica invece, è caratterizzata dalle canzoni storiche, le leggende, le ballate e le canzoni degli eroi. Le canzoni che sono caratteristiche dei paesi al nord del fiume Shkumbin sono chiamate canzoni omofoniche. Invece, le canzoni del sud sono polifoniche. Ogni zona ha le sue canzoni caratteristiche e ogni paese ha caratteristiche melodiche specifiche.
La danza popolare è multiforme come la canzone. Lo stesso si può dire per gli strumenti musicali popolari, che si usano tutt'oggi, come "çifteti", "lahuta" ecc.. Una delle danze più antiche è "Il falco e la colomba" ed è accompagnata soltanto dal suono ritmato di due sassolini (a Mirdita). Antica è anche "La Danza delle Spade" nelle Montagne di Scutari.


© Copyright Ferdinand Bjanku