Gazeta Albanian, Londer, Angli


BJANKU: MESOJANI FEMIJEVE KENGET E BUKURA SHQIPTARE



LONDER GUSHT 2006 21

Ne spektaklin me te rendesishem te vitit Miss Shqiptarja MB 2006 ishte edhe nje mysafir i veçante. Nuk ishte as veshja ekstrav-agante,as ardhja e tij nga Italia, qe e benin kete "mysafir te veçante" ne kete spektakel. Jo qe jane te pakte artistet shqiptare ne Angli por Ferdinand Bjanku duket se kishte veçante-sine e tij...lexo

Bisedoi Brunilda Sejati ...
lexo

ose shkariko file ne
pdf



Prill 2005

"Bota shqiptare" - nr 83

Plot dy vjet me parë, më 23 prill 2003, "Bota Shqiptare" në bashkëpunin me Ambasadën shqiptare prane Selisë si Shenjtë organizonte një takim të shqiptarëve të shquar në Itali me Papë Gjon Pali II....
shkruar nga Roland Sejko





dhjetor 2004
Revista "Shqip" - nr.29

FERDINAND BJANKU - Folk shqiptar ne Itali
(lexo)
shkruar nga Albana Temali






24 - Shkurt 2003
" Koha Jone" -
Me nje kitarre mes Romes e Shkodres
shkruar nga Rudina Llazari



"Diario Romano" (Roma) "Nga bretkosë në princ "
shkruar nga Marco Bambati



"Shqiperia etnike"
Shqiperia, djepi qe perkund artiste te medhenj, por nuk di ti mbaje!
shkruar nga Sokol Pepushaj



"Bota shqiptare" - Ndonëse jam i mërguar
shkruar nga Roland Sejko

 

ROZAFAT
E përditshme e Shkodrës


Artikull biografik e artistik i shkruar nga Elinda Ramadani



22 Prill, 2003
marre nga
http://www.forumishqiptar.com/

- Artistet me te suksesshem ne vendin fqinj Itali, do te takohen sot me hiresien e tij Papa Gjon Pali II. Ne kuader te dhjete vjetorit te vizites se tij ne Shqiperi, gazeta e emigrante shqiptare ne Itali, "Bota Shqiptare" dhe Ambasada jone ne Vatikan, bene te mundur qe dhjete figurat me te famshme shqiptare, qe jetojne e punojne ne Itali te takohen me Papen

Anduela NIKA

Shqiptaret me te sukseshem ne Itali, sot do te takohen me Papa Gjon Palin II. Kledi Kadiu, Ilir Shaqiri, Ferdinand Bianku, Anbeta Toromani, Elsa Lila, Igli Tare, Leonard Xhokaxhi, Kol Mileta, Enxhi Nini dhe Roland Sejko, si perfaqesuesit me te mire te artit, kultures e tradites shqiptare ne vendin fqinj, sot do te kene mundesine te takojne vete hiresine e tij. Ne kuader te dhjete vjetorit te vizites se Papes ne Shqiperi, "Bota Shqiptare" (gazete e emigranteve shqiptare ne Itali) ne bashkepunim me Ambasaden e RSH-se ne Seline e Shenjte Vatikan beri te mundur qe keta te rinj, qe perfaqesojne vlerat pozitive te komunitetit shqiptar ne Itali, te shkojne ne Vatikan. Ne 25 prill te vitit 1993, Papa Gjon Pali II vizitoi per here te pare vendin tone. Ne qytetin e Shkodres ne nder te tij, u dha nje meshe e vecante e drejtuar nga Monsinjor Rrok Mirdita. Ambasadori yne ne Seline e Shenjte ne Vatikan, z. Zef Bushati ka qene nje nder nismetaret e ketij evenimenti, se bashku me "Boten shqiptare" e cila prej kater vjetesh sherben si tribune e mendimit te lire dhe e promovimit te shqiptareve te talentuar, te cilet me punen e tyre kane arritur te behen te suksesshem edhe pertej brigjeve te Adriatikut. Elsa Lila me debutimin e saj ne Festivalin e Snaremos me kengen "Valeria"; Kledi Kadiu, tashme nje VIP i mirefillte, per te cilin cmenden adoleshentet, pas nje kalendari impenjimi si koreograf ne "Do te jene te famshem" dhe "Ka poste per ty"; Ilir Shaqiri , balerin i pare ne programin e se dieles "Buona Domenica", i martuar prej pak kohesh me nje artiste italiane; Enxhi Nini e njohur ne Shqiperi si kengetare, ne Itali ka dhene disa shfaqje ne violine, per te cilen studion prej disa vitesh; Anbeta Toromani, balerina e pare e Teatrit te Operas dhe Baletit po sfidon te gjithe konkurentet e saj tek "Do te jene te famshem", duke fituar fansa e bashke me to dhe famen; Igli Tare, sulmues i Kombetares shqiptare te futbollit, aktualisht luan me ekipin e Breshas ne Itali; Roland Sejko, drejtues i gazetes "Bota shqiptare" ne Itali, nje nder inisiatoret e ketij takimi, Leonard Xhokaxhiu, nje nder balerinet e pare shqiptare qe emigroi ne Itali, Ferdinand Bianku artist shkodran si dhe Kol Mileta. Ne diten ne vazhdim ne Vatikan do te zhvillohen nje sere aktivitetesh, sic eshte mesha e 26 prillit, e cila do te drejtohet nga Kardinali Pio Laghi, do te hapet nje ekspozite pikture si dhe do te jepet nje koncert, ne te cilin nuk do te mungojne dhe artistet shqiptare. Gjithashtu do te marrin pjese autoritetet me te larta te Vatikanit, Trupi Diplomatik si dhe shqiptare me banim ne Rome.

 


 

nr.29 i Revistes "shqip" - dhjetor 2004

rubrika shqip-itali

FERDINAND BJANKU FOLK SHQIPTAR NE ITALI

shkruar nga Albana Temali

Ferdinand Bjankun, interpretuesin e këngëve popullore qytetare shqiptare e të këngëve të lehta, instrumentistin dhe autorin e këngëve e takuam gjatë përgatitjeve për Koncertin që organizon shoqata " Iliria" për emigrazionin e Romës në Teatrin "Orione", më 28 nëntor 2004, me rastin e Festave të Nentorit.

- Eshtë aktiviteti i parë i këtij muaji ?

Ky është koncerti më i rëndësishëm, mbasi organizohet në vigjilje të Festave të nëntorit por jo i vetmi. Më 6 nëntor ndodhesha i ftuar nga komunia e Rocca di Papa në një mbremje festive organizuar ne perfundim te projektit "Edukimi dhe integrimi nderkulturor" ne bashkepunim me Caritas Diocesiana te Frascatit. Nje manifestim festiv, i tille edhe titulli "Festa e popujve" me pjesmarrje edhe të fëmijeve shqiptarë e rumenë, qytetarë të këtyre komuneve. Koncerte e mbremje të tilla jane tashmë pjesë e jetës sime.

 

- Prej sa vitesh ndodhesh në Itali?

Pothuaj katërmbëdhjetë vjet. Ishte 1991...Në atë kohë punoja në një ndërrmarrje artistike në Shkodër e po ndiqja realizimin e një ëndërre të babait tim, Gjovalinit : krijimin e të parës linjë për prodhimin e telave të kitarrës në Shqipëri, aq shumë të nevojshëm e të kërkuar nga tregu i instrumenteve. Por nuk ishin momente të qarta për askënd, as edhe për mua. Përtej detit ishte Italia. Udhëtimi... mbërritja .... Përjetime që të lënë shenjë në jetë. Të bëjnë të mësosh atë që ndofta gjithë jeta e mëparshme nuk të ka mësuar.

- Të solli trishtim ky rrëfim?

- Jo aspak, tashmë i përket së kaluarës. Kam shumë lajme të tjera të mira për të rrëfyer.

E ndërkohë me ka drejtuar një CD.

- Eshtë ide, prodhimtari e realizim i im i fundit, titullohet "Qytetit tim" volumi 2.

- Një dedikim Shkodrës?

Një detyrim ndaj vendlindjes, ndaj të afërmve të mi, miqve e dashamirësve, publikut. Shenjë mirënjohje për artistët e pavdekshëm shkodranë, që na kanë lënë këtë trashëgimi të paçmueshme artistike.

- Sa këngë përfshihen në këtë kompakt disk?

Janë gjithsej 10. Të gjitha të mirënjohuara, tituj këngësh e autorë. "Qytetit tim" (Alfred Çapaliku - Pjetër Gaci), "Margjelo" (Filip Ndocaj - Prengë Jakova), "Kur perëndon dielli", (Zef Leka - Leonard Deda) ,"Si dukat i vogël je"...

- Cilët janë bashkëpunetorët kryesore që të ndihmuan në realizimin e këtij prodhimi artistik?

Roberto Giglio dhe profesionalitetin e tij , arranxhator e kantautor italian i suksesshëm në festivalet e fundit të Sanremos. Eshtë për mua më tepër se një mik.... është "alter egoja" ime!

- Për kur është e parashikuar dalja e këtij Cd në tregun e diskografise ?

Së shpejti! Tendenca ime është të paraqitet në tregun shqiptar, por kjo s'më bën të nënvleftësoj as ofertën e tregut të huaj.

- Për të arritur deri te ky rezultat rruga ka qënë e gjatë, e mundimshme apo jo?

Pa dyshim. Më janë dashur sakrificat e viteve të para të emigrimit , që janë përshkruar aq mirë në një prej artikujve të shkuar nga Marco Bambati në "Diario Romano". Punë intensive gjithë ditën, e mbrëmjeve në piano-bar në Puglia. Sakrificat në Romë, e këtu, edhe sodisfaksionet e para.

- Cili vleresim ka qënë më i çmuar për ty?

Veçoj fitoren time të parë në Itali. Çmimin e I-rë në edicionin e nëntë të aktivitetit "Una voce per l'inverno" (shq.Një zë për dimrin) të shoqatës "Lupus" , 2003. Isha i vetmi i huaj ndër 54 konkurrues .

- Cili është eventi më emocionues në këto vite?

Takimi me Shënjtërine e tij, Papa Gjon Palin e Dytë, prill 2003, në Vatikan.

Isha pjestar i grupit të 15 shqiptarëve që përshëndetëm Shenjtërinë e tij Papën, me rastin e 10-vjetorit të vizitës së tij në Shqipëri.

- Aktiviteti yt si këngëtar përqëndrohet në interpretimin e këngës popullore qytetare shqiptare. Si është pritur e kuptuar nga publiku italian?

- Mjaf mirë. Unë nuk jam as i pari, as i fundit, që sjell këngën popullore qytetare shqiptare në skenat italiane. Eshtë shprehje e kulturës së një populli të lashte si i yni, e si e tillë ka një gjuhë universale. Por nuk jam mjaftuar vetëm në ofrimin e dëgjimit të këngëve por edhe në kuptimin e teksteve të tyre. Në shumicën e koncerteve me publik italian kam shpërndarë tekstet e këngëve të përkthyera në italisht.

- Duke i hedhur një sy aktiviteteve të zhvilluara, numri i koncerteve në Itali bilancohen me ato në Shqipëri, apo jo?

E vërtet. Duartrokitjet e publikut në skenat shqiptare janë të pakrahasueshme e të pazëvendësueshme. Janë mjeti masës i arritjeve të mia. Kam akoma të freskët mikpritjen e publikut shkodrane në "Recitalin" e dhjetorit 2003, në Teatrin "Migjeni".

- Objektivat për të ardhmen ?

Ripunimi i Cd-ve të para "Këngë Popullore " e "Këngët e mia" në versiont e tyre përkatëse në shqip e italisht. I parashikuar nje recital në Romë dhe kam në punim këngën e re për Festivalin e Këngës Shqiptare.

  






24 - Shkurt 2003
Ne faqet e gazetes shqiptare " Koha jone" eshte publikuar artikulli:

ME NJE KITARE, MES ROMES DHE SHKODRES

Bretkosa e shnderruar ne princ Ose artisti shqiptar ne Itali - shkruar nga Rudina Llazari

Shkoder - Vite me pare Ferdinand Bjanku, djaloshi 25 vjeçar qe kishte uditur qytetin e lindjes, Shkodren e kengeve te mrekullueshme me zerin e tij, por edhe me tingujt melodioze te kitares qe eshte sinonime me te, do te ndermerrte ikjen qe do t'i sillte mbaresine vetem disa vite me vone. 19 minuta purgator me nje peshkarexhe dhe nje reflektim pa deshire per te kthyer koken prapa. "Kam ikur ne perpjekje per te rifituar nje dashuri te humbur vetem pak muaj para se te nisesha" thote Ferdinand Bjanku, sot vite e vite me pas asaj ikjeje te frikshme. Kengetari, kantautori, dhe profesionisti kitarist qe sot ka arritur nje sukses te padiskutueshem ne Rome dhe ne te gjitha qytetet italiane vjen ne qytetin e tij te lindjes te prezantoje para Shkodres te ciles i eshte borxhli albumin e tij te ri te cilin e ka titulluar "Qytetit tim". Kengetari qe ben te kumboje teper natyrshem kenga shkodrane ne skenat e shtetit te pertej Adriatikut, qe ben italianet te kendojne kengen e qytetit te tij ndihet mire me ate qe ka arritur, ndersa ka dhe shume ambicje dhe synime te tjera per te arritur. Ne nje rrefim te sinqerte per AKS ai ka treguar te gjitha detajet e formimit te tij artistik. Me nje ze te avashte, duke te shikuar drejt e ne sy, me fjale te plota me nje theks tipik shkodrani te vjeter ai nuk ngurron te tregoje gjithka. Teper i lidhur me muziken, familjen dhe me dashurite e tij, Ferdinand Bjanku eshte aktualisht nder zerat e preferuar ne Rome.

Shkodrani kengetar

Nese dikush, vite me pare, kur ai ishte nxenes ne shkollen e mesme artistike te Shkodres "Prenke Jakova", do te rrekej ti parathoshte tee ardhmen, nuk do te kish munduar te parashikoj asnje pjese, sado te vogel, te suksesit qe deri tani ka arritur Bjanku i Ri. "Kenga dhe kitara ishin pasionet e para te mia. Vij nga nje familje ku te dyja keta ishin maja e Olimpit. Im ate qe kitarist dhe prej tij mora pasionin jo vetem per muziken, por edhe per folklorin, per kenget tradicionale te Shkodres. Ishte shume i veçante ne pasionin e tij. Ishte pikerisht ai deshi qe une dhe im vella, te ishim mjeshtra ne instrumentet muzikore", thote Ferdinandi duke kujtuar jo pa nje nostalgji te madhe te atin e vdekur pikerisht ne vitin kur ai diplomohej ne art, ne kanto kitare bas eletrik, fizarmonike dhe ne klarinete. Bjanku kujton nje moment te veante te femijerise te hershme: Vetem 3 vje i vune ne dore nje kitare te madhe dhe kjo mbase ka qene edhe pikenisja me instrumentin qe do te shnderrohet ne dashurine e pare. Vetem shtate vje do te dilte para publikut te madh te Shkodres ne skenen e Teatrit Migjeni. Ndersa me pas skenes nuk do ti ndahej kurre. Fillimisht ne Shkoder, me shtepine Pionierit, me Klubin e Rinise dhe me pas, ne Tiran-_-_tivitete te ndryshme. Shume shpejt do te behet nje nga zbulimet e muzikes shkodrane qe, asokohe, nuk vuante per talente. Ne nje terren dhe ne nje qytet ku kengetaret dhe muzika jane Perendia para te ciles qytetaret falen perdite, te jesh muzikant me emer duhet te jesh dhe te dish te krijosh patjeter nje emer te perveem. Perndryshe koha te le prapa dhe nuk te merr me perdore. Ferdinand Bjanku duket se e kuptoi mire kete. Shpirti i kenges dhe pika e referimit ne thuajse te gjithe aktivitetet e muzikes qe zhvilloheshin ne Shkoder ne vitet '80 deri ne 1990. Njeriu qe kudo shkonte, merrte me vete edhe kitaren e tij dhe bente te shnderrohej ne feste te vertete edhe takimi me i rendomte. Ndersa vazhdon nje tjeter aktivitet qe, gjithsesi, ka lidhje me muziken dhe pasionin tjeter te tij.

Babai dhe kitara

Humbja e babait ka qene mbase nder ngjarjet me te renda te jetes te tij. Gjovalin Bjanku njeriu qe e kishte udhehequr ne art dhe ne jete, qe kish imponuar krejt natyrshem pasionet te krijesa e vet, qe i kishte mesuar shume gjera vdes kur Ferdinandi ishte ne udhekryq te jetes. Asokohe 18- vjeari, nje artist ne gjeneze kishte shume endrra. Por vdekja e babait ne vitin 1983 e ben qe t'i jape jete nje endrre tjeter te nisur nga i ati. Bianku i ri vazhdon punen e lene pergjysme nga babai. "Ishte nje projekt qe im ate e kishte nisur dhe duhej vene ne jete. Nje mekanizem ne forme ikriku qe prodhonte tela kitare", thote Ferdi. Mekanizmi qe i vendosur ne Ndermarrjen e Punimeve Artizanale Nr 2 dhe djaloshi qe ende nuk kishte mbushur te tetembedhjetat, behet mjeshter i prodhimit te telave te kitarres. Ne vitin e pare pas humbjes te te atit, ai nis te pergatise dika qe sikur i lehteson paksa mungesen. Ne pervjetorin e vdekjes ndersa tere familja kujtojne te ndjerin ai tregon nje kitare te gdhendur ne mermer. "Ishte kitara e tim eti. Gjeta diku nje mase te madhe mermeri dhe per muaj te tere kam punuar qe ta gdhend. 150 te rrahura vetem per nje pjese te saj. Desha te sjell dika nga babai ne diten e vdekjes te tij", thote Ferd Bjanku. Me figuren e babait ne mendje dhe me keshillat e tij ai arrin persosurine ne kete linje. Kitarristet e Shkodres te atyre viteve tregojne se pas 1983, dhe pas prodhimeve te Bjankve, zgjidhet perfundimisht ne Shkoder dhe ne pjesen me te madhe te Shqiperise eshtja e telave te kitarres qe kishte qene problem per kedo qe kishte provuar edhe te krijonte ca akorde ne instrument. Ndersa me kalimin e viteve Ferdi nis te prodhoje edhe tela per viola dhe violina. "Ishin aq te holle sa te prisnin gishtat kur i kaloje ne ta", rrefen ai.

Dashuria e humbur ..dhe arratisja

Nuk ndodh shpesh ne Shiperi qe nje kengetar, apo ne pergjithesi nje njeri i artit te te tregoje copeza reale jete. Ferdinand Bjanku nuk nguron te te rrefeje pse iku. Te sheh ne sy, pas pauzave paksa te gjata nis te tregoje. "Ika se kerkoja te rifitoja nje dashuri te humbur. Ishte diku qe kisha perjetuar gjate emocionalisht dhe qe kish ardhur ne fund pa deshiren e asnjerit prej nesh", tregon ai. Ne vitin 1991 ishte koha kur nuk ishte ndonje udi e madhe ikja e nje njeriu drejt Gadishullit Apenin. Por Ferd Bjanku thote se iku i detyruar. "Kisha shume gjera ketu. Artin, punen dhe familjen qe per mua -_e gjithka. Megjithate... Kam bere 10 rruge nga Shkodra ne Durres e me pas ne Vlore. Vendimin nuk e kam marre kollaj. Por gjeta nje peshkarexhe dhe kam jetuar 19 minutat me te tmerrshme te jetes. Purgator, por mund ta quaj edhe Ferr. Ne 19 minuta mund te mendosh gjithka jo te bukur". Jeten e ka nisur ne Brindisi dhe ka ndenjur pak kohe atje me synimin drejt Romes. Ne Rome per pak kohe ka qene ne kushte te veshtira derisa nje dite ka ardhur edhe arti. Atje ka rinisur endrren e tij te dashurise se pare, por qe nuk ka zgjatur shume kesaj radhe "jo per fajim tim", thote Ferdinandi.

Artisti shkodran ne Rome

Shume shpejt eshte integruar ne artin italian. Tashme ne Itali ka krijuar profilin e vet si kengetar dhe instrumentist. Ne Rome, kritika muzikore e cilesoi si "bretkosa qe u shnderrua ne princ". Keshtu thuhet shprehimisht ne nje nga revistat kulturore romane "Diario Romano". Ndersa vete ai thote "Zgjodha Italine se me kishte terhequr gjithnje historia, arti, guzhina e mire, karakteri diellor i italianeve dhe melodite mjaft te aferta me ndjeshmerine time". Nuk ishte e lehte. Gjithka ne lidhjet me artin, sipas tij, ka nisur ne vitin 1997. Ne Rome fiton mimin e pare ne konkursin e zerave te rinj te muzikes te lehte italiane. Me pas sfida te tjera te njepasnjeshme qe Bjanku do t'i fitoje pa shume veshtiresi fale talentit te tij te padiskutueshem. "Ndihesh mire kur sheh mijera spektatore italiane te kendojne pa reshtur kenget e vendit tend. Ndihem mire se munda te kendoj ne Itali, Shqiperine time, Shkodren time, te interpretoj kenget e artisteve me te njohuar italiane dhe te paraqes kenget e mia", shprehet jo pa mburrje Ferdinandi. Ai tregon se vepron ne nje menyre krejt origjinale. Shperndan tekset e kengeve ne shqip dhe ne italisht kudo neper salle dhe i ben te gjithe te kendojne ate kenge qe ai deshiron. Kjo i ka garantuar edhe suksesin. Jane disa dhjetra koncerte dhe konkurse muzikore festivale ku ai ka qene pjesnarres dinjitoz. Sot ai ka, se bashku me nje mikun e tij koleg Roberto Giglio, studion Bjanku-Giglio prodhimi muzikor ne Rome.

Koncerti ne Shkoder dhe planet

Eshte albumi i dyte i tij ne gjuhen e memes dhe ai ka dashur ta promovoje ne qytetin e tij. Pas pjesemarrjes ne Festivalin e fundit te TVSH me kengen "Te dua", ai ka arritur tjeter sukses ne atdheun e tij. Albumi i ri "Qytetit tim" eshte promovuar ne skenen e teatrit Migjeni te Shkodres dhe ka qene nder me te bujshmit e koheve te fundit ne Shkoder. Qindra spektatore te thekur per muzike kane ndjekur nga skena e Migjenit kenget perla te Shkodres ne interpretimin e Ferdinand Bjankut. Te gjithe vlerat e kenges shkodrane jane paraqitur ne menyre origjinale nga kengetari shkodran i ardhur enkas nga Italia. "Kaurrelat" e shkodranes bukuroshe jane sjelle te gjalla ndersa recitalit nuk i kane munguar as elementet spetakolare. Kujtime te Bjankut dhe falenderimet e tij per ate shkalle ne te cilen ka mberritur kane ardhur ne formen e intervistave ndersa nuk ka munguar as humori shkodran permes batutave te Sander Rucit. Ndersa ne album bejne pjese kenge te tilla si "Margjelo", "Si dukat i vogel je", "S'ka ma t'bukur se prendvera", "Ti moj Shkoder, Shkodra jone" kane qene edhe kenget qe kane marre edhe duartrokitjet me te zjarrta te atyre qe kishin mbushur Migjenin. Nuk ka qene e lehte te organizojegjithka. Ka ardhur i mirepergatitur nga Roma, por ka patur shume pengesa. Bjanku tregon edhe ate qe ka ndermend te beje ne te ardhmen e afert dhe te larget. Keshtu ai sapo eshte nisur drejt Milanos ku do te jape nje tjeter koncert recital te pergatitur kohe me pare. Ndersa ka nje enderr tjeter per te cilen thote se deshiron ta realizoje ne Shkoder. Kerkon te organizoje nje tjeter koncert ne te njejten salle te Migjenit por kesaj radhe me zerat me te famshem te muzikes dhe perfaqesuesit e humorit shkodran.

Pasaporte

Emri: Ferdinand Bjanku
Datelindja: 12 maj 1966
Vendlindja: Shkoder
Profesioni: Kantautor dhe kitarist
Vendbanimi: Rome

kthehu ne fillim te faqes


Diario Romano
reviste kulturore artistike e kryeqytetit Italian, Roma

Rroftë muzika! Gjuhë universale që shemb çdo lloj pengese dhe lehtëson integrimin ndërmjet etnive të ndryshme. Ferdinand Bjanku është një djalosh shqiptar 33-vjeçar që në Shkodër punonte në një ndërmarrje ku prodhoheshin tela për instrumenta muzikorë. I bie kitarës, klarinetës, organos dhe i pëlqen të këndojë.
Ferdinandi thekson se shkaku që e shtyu të vijë në Itali përpara shtatë vjetësh nuk qe sigurisht ai ekonomik, meqenëse familja ishte në gjëndje të mirë : babai qe zevendësdrejtor i një fabrike cigaresh dhe korrespondent i një gazete, ndërsa nëna mësuese; të dy të apasionuar pas muzikës. Të ndryshojë idenë që është krijuar në Itali për shqiptarët, të dëshmojë se nuk janë të gjithë hajdutë a banditë : qe kjo shtytja, sigurisht pa lënë pas dore edhe atë tjetrën, dëshirën për të patur mundësi më të mëdha në realizimin e prirjes së tij si këngëtar.
Brindisi (Puglia). Zilja e orës bie në 5 të mëngjezit; mbledhje druresh të thatë për furrat e picerive deri në orën 7.30 e pastaj në pikën e shpërndarjes së benzinës deri në orën 12.30; një pushim dreke rrufe; sërish mbledhje drusresh e pastaj larje pjatash në të njëjtën piceri deri në orën 22, një ndërrim i shpejtë rrobash dhe .. VOILA. nga bretkosë në princ, ose më mirë nga pjatalarës në këngëtar Piano Bar i veshur me SMOKING. Gjumë dy-tre orë e .. TRI-I-I-I-I-ING erdhi ora 5 e ditës së re.
E kështu për gati dy vjet e ja që smokingu filloi t'i rrijë i gjerë sepse ai kishte humbur 18 kilogram. Mbërrin në Romë dhe kursimet mbarojnë shpejt. Ferdinandi është këmbëngulës dhe reziston. Pas një periudhe në Karitas gjen më në fund një punë si asistent për të moshuarit 24 orë në ditë (me përjashtim të së enjtes pasdite), duke harruar pasionet dhe jetën private. Rastësisht lexon lajmerimin e një konkursi
për zëra të rinj. Paraqitet. Feridandi ka talent dhe pranohet në edicionin e nëntë të aktivitetit "UNA VOCE PER L'INVERNO".
Tepër i emocionuar, i vetmi i huaj ndër 54 konkurrues, kapërcen një pas një të gjitha fazat eliminuese dhe në takimin final të 28 shkurtit në lokalin Alpheus, mes të ftuarve të nderuar FITON! Është numri një në kategorinë e interpretuesve.
Diario Romano i uron që ky vend i parë t'i hapë dyert e famës!

nga Marco Bambati

kthehu ne fillim te faqes



Shqiperia, djepi qe perkund artiste te medhenj, por nuk di ti mbaje

Pasi ke "situr" rrethanat jetesore te artisteve te medhenj shqiptare, ndjen kenaqesi shpirterore kur ke para portretin e nje perfaqesuesi te denje te kultures brilante shqiptare. Dhe te kalosh ne "siten" e gazetes "Shqipria Etnike" nuk eshte dockado. Por Ferdinand Bjanku megjithese ne nje moshe relativisht te re, vetem 35 vjec, vjen madheshtor, madje gjigant si instrumentist dhe interpretues i kenges se bukur populloore e tradicionale shqiptare.

Ferdinand Bjanku ndricon raportet mes jetes, njeriut, natyres, epikes e lirikes, duke rrezatuar nje pasterti dhe vitalitet per t'u lavderuar ne ruajtjen kristal te kultures sone. Ai vec te tjerave eshte edhe autor tekstesh dhe ka depertuar aq butesisht edhe ne kulturen e muziken italiane. Keshtu kengetari shumeplanesh shqiptar krijon dhe kendon ne italisht aq natyrshem, aq embel, saqe materiet e kultures me risi principiale rrezatojne ne pasurimin e perceptimit modern e te kuptueshem, te dashur e te vleresuar edhe per publikun italian. Pra, me pak fjale, nuk mund te mos ndjesh krenari kur karyshite kulturore shqiptare shkojne e zene vend mes vlerave e muzikalitetit te kultures italiane.

Me shoqaten e artisteve "Harmonia", Ferdinand Bjanku ne janar 1998, reflektoi vertet harmoni mes zerit melodioz e muzikes se bukur shqiptare, duke premtuar per nje artist te famshem, per nje kercim ne kapercyellin e veshtire por te bukur te artit. Ai, dukej so i kalonte "pengesat" pa zori, duke i qendruar strikt atij zhanri zanafillor qe artistet shqiptare asokohe, ndoshta edhe nga zilia pao paaftesia, ndoshta nga brumosja apo edukata me nje muzike te huazuar, mbase nuk e pane djaloshin me sy te mire. Por syri i mire ben shenje kudo, por talenti shperthen dhe i gjen udhet vete, por bota e kulturuar dhe nje shtet si Italia vlereson talentet, u cel hapesira e i stimulon, packa se jane shqiptare. E keshtu artisti i madh shqiptar do tregonte vlera te verteta ne shkurt te vitit 1998 duke fituar cmim te pare ne kategorine e interpretuesve te organizuar nga shoqata kulturore muzikore Lupus me kengen "Piazza grande" te Lucio Dalla ne edicionin e 9-te te Una voce per l'inverno. Artisti shqiptar qe sic thame brenda kufijve te shtetit shqiptar nuk po vleresohej sa duhet, ne maj 1998, befason publikun italian ne koncertin e shoqates "Harmonia" me rastin e festes se Madonna del Buon Consiglio. Ferdinand Bjanku, i lindur ne qytetin e Shkodres, ne kete qytet te serenatave e te muzikalitetit, te kultures e artit qe do ja kishin zili edhe qytete te medha evropiane, ne shkurt te vitit 1999 do te luante me dinjitet e autoritet si figurant ne filmin "La fame e la sete" te Antonio Albanese ne Portin e Civitavecchia, per te shkelqyer pas nje muaji si gjysemfinalist mes zerave te rinj per diskografine,ne konkursin e organizuar nga "CBS Music" me kengen "Questa Storia" ne "Cantare Italiano", ku eshte kengautor.

Turravrapi cilesor ne lemin e muzikalitetit nuk ka te ndalur. Ne prill "Il simpozio" dhe "Diario Romano", reflekton nje Metabole, pra kthese per ta zhvendosur muziken, perzierje kulturash moderne per te perdorur mundesi te reja interpretative.

Me nje diapazon te gjere, me nje shpirt kerkues, me nje talent te portretizuar tashme, Ferdinand Bjanku shkelqen ne Festivalin e Kenges Evropiane, ku marrin pjese artistet e Bashkimit Evropian me kengen "Se mi lasci non vale" te Julio Iglesias, duke u shpallur gjysmefinalist. E, arti shqiptar ben emer ne Itali permes ketij artisti famoz. Ja "Una serata per voi" qe do te thote Nje mbremje per ju, Ferdinand Bjanku ne sheshin e madh perballe shoqates "Nuove armonie" ngre peshe shikuesit, ben turmen te kendoje njezeri me shqiptarin. Po ashtu, ne koncertin madheshtor per komunitetin shqiptar ne Itali ne maj 1999 jep nje koncert ne Firence dhe nuk ia del te plotesoje deshirat e shumta per autografe. Ndersa ne qershor 1999 ne deicionn e 9-te te konkursit kulturor te shoqates "Lupus" me kengen e Adriano «elentanos "Senza Amore", nderohet me cmim te dyte.

Nje artist plastik, nje artist tejet i zhdervjellet, i depertueshem ne velrat me te shenjta te muzikalitetit, nje artist qe operon ne jete e ne realitet, nderkalon me "Hap" te sigurte ne zgjerimitetin e repertorit inkandeshent qe duket se ka lindur i madh per t'u bere gjithnje me i madh.

Salla ndihet vertet e hutuar nga interpretimi aq i embel i artistit shqiptar Ferdinand Bjanku ne koncertin e organizuar nga shoqata kulturore artistike e komunitetit te "Sant Egidio", ku i ftuar nderi ka qene nje shqiptar tjeter i madh Viktor Gjoka, Artist i Popullit, ne shkurt 2000.

Vazhdon radhet per kete artist te madh dhe te duket se ke ne dore nje Flakadar te muzikes shqiptare. Dhe ke te drejte ne nje percaktim te tille figurativ, pasi Ferdinand Bjanku ne mars 2000 do nderohej me nje tjeter cmim, me cmimin e trete te edicionit te 10-te te "Una voce per l'inverno" te ogranizuar nga shoqata kulturore muzikore "Lupus", per t'u bere gjysemfinalist po ate muaj me kengen "Cantare italiano" ne konkursin e CBS Music.

Modusi artistik i Ferdinand Bjankut vete drejt kulmeve, drejt atyre "thepeve", ku nuk mund te kacaviret kushdo. Ja, vjen edhe nje cmim i Pare ne mars 2000 ne kategorine e kengautoreve. Pra ne "Una voce per l'inverno", nderohet vecansia, vlera,a kmeizmi i nje pjelle shqiptare, nderohet pra Ferdinand Bjanku me cmim te pare. Edhe ne koncertin e ogranizuar nga shoqata nderkombetare "A.L.D.A 2000, Bjanku shpalos talentin prej artisti famoz, ashtu sikunder ne maj 2000, ku ne konkursin e 5-te te Artisteve Evropiane "A voice for Europe 2000", te organizuar nga "Iwo Arts" e sheh veten gjysemfinalist. Por, po ate muaj te suksesshem, arrin ta shohe veten finalist ne zgjedhjen diskografike per kompaktdisqet "i big del domani" Nr. 13, te organizua nga Mamas Records. Keshtu suksesu pason suksesin. Keshtu nje cmim i trete ne edicionin e 10-te te "Una voce per l'estate" ne qershor 2000, gjysmefinalistne Festivalin e 39-te te kenges shqiptare, permes "Therras nje melodi" ku eshte kengautor. Dhe veret "therret" fort ky ze, ky shpirt i madh artisti te madh. Ne sofren shkodrane te Vitit te Ri 2000, ai kendoi e gezoi me shkodranet e vet. Aso kohe, ky artistshpalosi vokalin e embel me artistet dhe interpretuesit e njohur te kenges shkodrane, organizuar bukur e mire, megjithese pa fonde e perkrahje nga shteti, nga shoqata "Dashamiret e kenges shkodrane".

Edhe ne Sofren Korcare, artisti Bjanku dha hsume flera vitin e shkuar. Duke qene nje artist universal, ai ia tha bukur edhe kenges korcare.

Me kete artist shumplanesh te kultures shqiptare mund te vazhdonim gjate, shumegjate, por po themi se fundi edhe nje sukses tjeter te Bjankut ne takimin e ogranizuar nga shoqata "Solidarietý Vicenziana" vitni e shkuar, ku Ferdinand Bjanku perfaqesoi me dinjitet Shqiperineme kengen "Il mondo Ë musica" ose shqip "Bota eshte muzike".

Edhe ne i themi artistit te madh shqiptar Ferdinand Bjanku: Jeta juaj qofte muzike! Ashtu qofte edhe jeta e shqiptareve, kudo qe jetojne e punojne ne trojet e Shqiperise Etnike!

Sokol Pepushaj

kthehu ne fillim te faqes

25 MAJ

Ndonëse jam i mërguar...

Pak javë pas koncertit të organizuar nga shoqata Iliria, artistët nga Shqipëria zbresin sërish në Romë duke dhuruar një spektakël të nivelit të lartë. Qindra shqiptarë vijnë nga gjithë Italia për një mbrëmje të veçantë plot hare. Drita Haxhiraj dhe Silvana Braçe, dy prezantueset e koncertit të organizuar
në Romë më 25 maj ku morën pjesë këngëtarët Françesk Radi, Manjola
Nallbani, Ledina Çelo, Redon Makashi, Dava Gjergji (foto poshtë), Ferdinand Bjanku, dhe humoristët Mariana Kondi e Met Bega. Koncerti, që u ndoq nga mëse 1000 shqiptarë nga Roma dhe gjithë Italia, u organizua nga shoqata Albanemig e Romës drejtuar nga Ndue Lugja, dhe nga shoqëria Demal, Lezhë, në ndihmë të fëmijëve jetimë shqiptarë, me mbështetjen sponsorizuese të
Angelo Costa spa, Albanian Airlines dhe Bota Shqiptare.
Ju sjell përshëndetjet nga Shqipëria. Ju jeni këtu një pjesë e saj, të ardhur për të ndërtuar një jetë më të mirë. Ju falënderojmë për atë që bëni, duke ndihmuar familjet e juaja atje, por dijeni se Shqipërisë i mungoni." Me këto fjalë të thjeshta, por tepër kuptimplote për çastin dhe vendin, u paraqit para platesë së mbushur plot me bashkatdhetarë, në teatrin Orione të "qytetit të për-jetshëm", orkestra e këngëtarit Ferdinand Bjanku. Koncerti u paraqit nga e "paperëndueshmja" Silvana Braçe së bashku me ish aktoren e njohur të Teatrit Popullor Drita Haxhiraj. Këngët popullore e të muzikës së lehtë u interpretuan nga këngëtarët Manjola Nallbani, Françesk Radi, Ledina Çelo, Redon Makashi, Dava Gjergji dhe Ferdinand Bjanku.
Repertori ishte i pasur. Kishte në të këngë popullore, të stilizuara të traditës qytetare që ngjallnin kujtime tek më të moshuarit. Nuk mungonin këngët e muzikës së lehtë, të hershme e të viteve të fundit, që çonin peshë të rinjtë. Ato u përcollën tek të pranishmit me dashuri dhe nivel të mirë artistik. Këngëtarët dhe orkestra hynë në një sintoni të përkryer me publikun entuziast dhe kënaqësia e atyre orëve përfshiu të dy palët. Artistët e ardhur nga mëmëdheu gjetën në teatrin roman shtëpinë e tyre, një publik zemërbardhë e të ngrohtë që i shoqëroi me gjithë forcën e shpirtit të tij.

Roland Sejko


kthehu ne fillim te faqes


Plot dy vjet me parë, më 23 prill 2003, "Bota Shqiptare" në bashkëpunin me Ambasadën shqiptare prane Selisë si Shenjtë organizonte një takim të shqiptarëve të shquar në Itali me Papë Gjon Pali II.

 

Kjo është kronka e kesaj dite të veçantë.

 

Gjëja e parë që çdo njeri ndien kur gjendet në mes të sheshit të bazilikës së Shën Pjetrit është vogëlsia. Gjithkush ndjehet i papërfillshëm para madhështisë së 284 kolonave që rrethojnë sheshin nga të dy krahët e që mbyllen në fasadën madhështore të bazilikës së Shën Pjetrit. Dy krahë të hapur të një përqafimi, simboli tematik i kundër-reformës kishtare, vazhdojnë të përqafojë ertine pas mëse katërqind vjetësh turma të tëra shtegtarësh, qofshin besimtarë a thjesht turistë. Ertine vjet, 23 prill, fuga midis kolonave anësore, mijëra njerëz dynden në shesh. Takimi mes nesh shqiptareve është lënë mu në mes të sheshit, në këmbë të obeliskut egjiptian. Dy hapa me tufe turistët nxitojnë të vihen në pikën që shenjon mesin e kolonatit:kureshti e të qindra guidave turistike ku simetria e përkryer e kryveprës së Berninit i fsheh syrit kolonat e tre radhëve të pasme. Nga ato kolona, duke kaluar posteblloqet e policisë kontrollet e së cilës janë bëre gjithnjë e më të irrita per droje të akteve terroriste, mblidhemi në një e nga një.

Bashkë me ambasadorin Zef Bushati behemi katermbedhjete vete sot ne shesh. Katermbedhjete perfaqesues te komunitetit shqiptar ne Itali te mbledhur nga "Bota Shqiptare" dhe ambasada e Shqiperise prane Vatikanit me rastine dhjete vjetorit te vizites se Papes ne Shqiperi. Mes tre shqiptarét me te famshem ne Itali, balerinet e njohur te televizionit italian Anbeta Toromani, Kledi Kadiu dhe Ilir Shaqiri, futbollisti i Breshas dhe i kombetares shqiptare Igli Tare, Elsa Lila, kengetarja e pare shqiptare qe shkeli skenen e festivalit te Sanremos, pianisti i mirenjohur Aleksandër Gashi, qytetar italian me dekret presidencial per merita të larta artistike. Leonor Xhokaxhiu, balerini më i famshëm shqiptar në skenat e baletit klasik, odhe ai sot në takim, ka qenë i vetmi balerin në botë që ka patur fatin të luajë per Atin e Shenjtë: me xhelozi ruan kujtimin e telegramit të urimit të dërguar nga Papa ditën e martesës me balerinën Anxhela Lomellini. I bashkohen grupit me shqiptarët e tjere pjesëmarrës në takim:aktorja Drlta Haxhiraj, piktori Kol Mileta, këngëtari Ferdinand Bjanku, regjisori kosovar Gjon Kolndreka dhe sipërmarrësi arbëresh Anxhelo Kolaneri.

Ndërsa turma mijëravetëshe me shtegtare nga gjithë bota ze vend në shesh përballë tribunës së Papës, turmeza të vogla me aparat në dore mblidhen rreth grupit tane teksa kanë njohur Kledin, Ambetën, Ilirin, Iglin a Elsën. Mirësjellja e këtyre e rrit guximin e vogëlusheve që vrapojnë të thërrasin mamatë apo shoqet e tjera të grupit per të marre një autograf e per të bere një fotografi. Shkëputemi per t'iu drejtuar zonës së rezervuar grupit tone mes një të shkrepure aparati, një klithme a shenje habie teleshikuesesh që shohin t'u kalojne prone idhujt televizivë, një "Ambeta, sei la più grande" a "Kledi, sei unico!".

Karabinieri i rrepte në hyje të zonës se rezervuar ndryshon pamjen e fëtyres ne buzeqeshje kur shikon se i ka penguar kalimin Igli Tares.

"Prego, Tare, passi pure." Lejekami i Ambasadorit Bushati ne Seline e Shenjte qe udheheq grupin na ben të kalojme edhe ne te panjohurve.

Vendi i rezervuar per shqiptaret eshte ne rreshtin e pare te krahut te majte te tribunes papnore. Nga aty ku ulemi, pak metra larg fronit ende bosh te Papes, syri rrok tere sheshin e mbushur per kete audience te pate te pas festimit te Pashkeve. Jane shtegtare nga gjithe bota e shumica kane marre pjese ne festimin e paradyditshem te Via Crucis-it pashknor ne Koloseurn.

Brohorimat e turmes lajmerojne afrimin e papes. Papamobili, emri qe filloi te perdore shtypi per makinen e papes pas atentatit nga Ali Agcai ne te njejtin vend nga ku tani po ngrihen brohorimat me te forta, eshte i zbuluar, pa kutine e tejpashme prej qelqi kunderplumb qe iu imponua pas atij atentati. Pasi ka kryer xhiron e sheshit ze i ngjitet dalengadale tribunes dhe arrijme te shohim papen nga afer ndersa nga afer pershendet e bekon te pranishmit. Shenedeti i rënduar e pengon te zbrese me lehtesi riga makina ne ambulanten e posaçme qe e shoqeron deri ne fronin papnor, por nuk mund te mos bjere ne sy qe megjithe muidimin e madhi ne levizje, nuk lejon askend ta mbaje per krahu ne mos ne momentin e leshimit me shume mundim e pervuajtje mbi lionin e tij te Papes se Romes si pasardhes i Pjetrit. Nje duartrokitje e brohoritje prej stadiurni pérshéndet papén dhe nis ceremonia e audiencés papnore me psalmin 135 qé fton per meditim mbi Pashkét. Njé pérvuajtje fizike a morale e Papés béhet cdhe mé e fùqishme né leximin e psalmit dhe pérshéndetjeve drejtuar pjesémarrésve né gjuhé tè ndryshme. Né rreshtat tane pritet edhe pérshéndetja per grupin shqiptar.

Nuk vjen, por menjéheré pas pérfundimit tè ritit fetar, mbérrin çasti yné per tè takuar Papén: njé shoqérues thérret "Albania!" dhe dalim nga tribuna per t'u vene né krye tè radhés qé po krijohet me rregull pas fronit tè Papés. Aty lexohet emocioni né fytyrat e tè gjithéve e tè vjen çudi kw sheh njé gjigant si lgli Tare qé pérballet me britmat e turmave tè tifozéve né stadium tek shprehet me sinqeritet "Jam shumé i emocionuar. É quaj njé gje tè veçante qé nuk e kané fatin ta pérjetojné tè gjithé". Piktori Kolé Mileta éshté hutuar dhe e ka ende tè mbéshtjellé ne qeské dhuratén qé po i bén Papés. portretin e tij . Po aq e emocionuar dhe e drojtur éshté edhe Ambeta e Elsa tè cilat ndérsa i drejtohemi fronit te Papes per te marre prshendetjet e tij druhen e mbeten pas rrethit qe krijohet perqark fronit tè Atit tè Shenjté. Caste që duket sikur fluturojné menjeherë. Mes flashit tè fotografive dhe prezantimit tè artistéve shqiptaré Atit tè Shcnjté nga dhe ambasadorit Bushati duket sikur rjedh veç koha qé i duhet njé hapjeje dhe mbylljeje sysh, plotésia e tè qenit prane Papés, ajo pérvuajtje qé ia lexon tashmé ertine nga afer né trupin dhe fetyren e rregjuar i béjné sekondat tè zhdukcn duke e shndérruar çastin né njé pérvojé tè veçanté kohe tè pérshpejtuar aq sa mé voné, ndérsa pa kuptuar gjendesh duke zbritur shkallét, pyet veten né e ke pérjetuar vértet kété takim.

Roland Sejko

Botuar ne "Bota shqiptare" - nr 83, prill 2003

 



Gazeta Albanian, Londer, Angli


MESOJANI FEMIJEVE KENGET E BUKURA SHQIPTARE



LONDER GUSHT 2006 21

Ne spektaklin me te rendesishem te vitit Miss Shqiptarja MB 2006 ishte edhe nje mysafir i veçante. Nuk ishte as veshja ekstrav-agante,as ardhja e tij nga Italia, qe e benin kete "mysafir te veçante" ne kete spektakel. Jo qe jane te pakte artistet shqiptare ne Angli por Ferdinand Bjanku duket se kishte veçante-sine e tij.

Shpirti i tij prej artisti deshmohej edhe ne fjalet e mrekullueshme qe thote, edhe ne bisedat me miqte e ri qe ze.
Si nje nder aktivistet me te shquar shqiptar ne Itali, Ferdinand Bjanku e di shume mire se çdo te thote te organizosh nje spektakel, por eshte kenga qe transmetonte me se miri ate kumtin e artistit mërgimtar, kenga aq e duartrokitur nga publiku, kenga qe i dha nje nuance te mrekullueshme këtij spektakli. Ndjehet teper i kenaqur qe ka marre pjese ne kete spektakel bukurie dhe pasi falënderon ALBA MEDIAN tregon ne nje interviste per jeten e tij artistike dhe planet per te ardhmen

Si ndjeheni pas pjesëmarrjes ne këtë spektakël bukurie?

Pas përfundimit te spektaklit te bukurisë kam ndjere pothuaj keqardhje qe kaq shkurt përfundoi, por ishte një eksperience kaq e madhe. Ky eveniment ishte i rendesishem jo vetëm për komunitetin shqiptar qe jeton ne MB por edhe për ne artistet shqiptare qe morëm pjese. Ku përveç kenaqesise qe ngjallin këto spektakle kane edhe pergjegjesine e tyre. Si ka nisur karriera juaj artistike? Ndofta ka nisur qe me lindjen time. Babai im, qe sot fatkeqësisht nuk jeton me,ishte i apasionuar pas instrumentit te kitarës e këngës popullore shkodrane. Destinacioni im ndofta ishte shënuar qe me lindjen time. Tepër i vogël kam marre kitarën ne dore e kam jetuar mes tingujve te saj. Me pas diplomimi ne Liceun artistik "Preke Jakova" , Shkodër për kitare elektrike, klarinete, fizarmonike... Kam marre pjese ne te gjithë festivalet kombëtare e lokale për fëmijë, te asaj kohe e po kështu jam aktivizuar me Klubin e Rinise se Shkodres 'Heronjtë e Vigut"

C'fare ishte për ju emigrimi dhe sa ndikoi ne krijimtarinë tuaj ?

Nuk ishin motivetekonomike qe me shtynë te merrja rrugën e emigrimit. Por dëshira për te gjetur hapësira te reja edhe për krijimtarinë time. Jetën ne Itali e kam nisur ne Brindisi me synimin drejt Romes. Ne Rome për një periudhe kohe si te gjithë emigrantet kam kaluar kushte te vështira derisa një dite ka ardhur edhe arti. Shume shpejt jam integruar ne artin italian. Tashme ne Itali kam krijuar profilin tim si kan-tautor, këngëtar dhe instrumentist. Ne Rome, kritika muzikore me ka cilësuar si "bretkosa qe u shndërrua ne princ". Kështu thuhet shprehimisht ne një nga revistat kulturore romane "Diario Romano". Ne Rome kam marre pjese ne konkursin e zërave te rinj te muzikës te lehte italiane, ku edhe kam arritur te marr çmimin e pare. Me pas sfida te tjera, konkurse e festivale. Kenaqesine me te madhe ma kane dhënë dhe shfaqjet kur mijëra spektatore italiane këndojnë pa reshtur këngët e vendit tim. Sinqerisht, jam i kënaqur qe munda te këndoj ne Itali, Shqipërinë time, Shkodren time, te interpretoj këngët e artisteve me te njohur italiane dhe te paraqes këngët e mia. Si e arrij këtë? Duke shpërndarë tekstet e këngëve ne shqip dhe ne italisht kudo neper salle dhe te gjithë te këndojnë këngët. Koncertet janë te shumta, konkurset muzikore dhe festivalet ku kam qene pjesëmarrës. Ne karrierën time artistike ka ndikuar shume edhe miqësia e shkëmbimi profesional me Roberto Giglio, me te cilin kam realizuar edhe Cd-te e mia me studion Bjanku-Giglio prodhimi muzikor ne Rome. Nder sukseset e fundit te koncerteve mund te përmend pjesëmarrjen ne

Koncertin "A testa alta" me poezi muzike e këngë shqiptare ne Ist. SS. Annunziata, Poggio Imperiale, Firenze ku për here te pare ne Sallën e Bardhe ose Salla e Moxartit është dëgjuar kënga popullore shqiptare. Ndërsa nder sukseset si autorkengesh - pjesëmarrjen ne Festivalin ndërkombëtar te zërave për fëmijë "Zecchino D'oro" Bolonje, nëntor 2005 , ku përfaqësova Shqipërinë me këngën "Jam një zog shqiponje' e kënduar nga vogëlushja e tal-entuar nga Durrësi Joana Shtrepi, këngë e cila arriti ne finale.

Cfare mund te na thoni për krijimtarinë tuaj muzikore kur ju sapo keni publikuar një album te ri muzikor. Cila men-doni se është e veçanta e këtij albumi?

Natyrisht, puna e vazh-dueshme ka sjelle si kërkesë e si pasoje rritjen e nivelit te krijimtarisë sime. Këtë gjë e dëshmon edhe albumi i ri i fundit, i cili titullohet "Qytetit tim" volumi 2. Ne këtë album janë gjithsej 10 këngë. Të gjitha të mirënjohura, tituj këngësh e autorë. "Qytetit tim" (Alfred Çapaliku - Pjetër Gaci), "Margjelo" (Filip Ndocaj - Prengë Jakova), "Kur perëndon diel-li", (Zef Leka - Leonard Deda) ,"Si dukat i vogël je"...

Kjo cd ishte një detyrim ndaj vendlindjes, nda jtë afërmve të mi, miqve e dashamirësve, publikut. Shenjë mirënjohje për artistët e pavdekshëm shkodranë, që na kanë lënë këtë trashëgimi të paçmueshme artistike.

Si u dashuruat me fotografinë?

Për një artist është pothuaj normale lëvrimi i fushave te ndryshme te artit. Kështu ndodhi me mua edhe me fotografinë, një pasion ndofta i fshehur qe ne fëmijëri gjeti kohet e tij te shfaqej. Është një investim i imi ne kohe për te njohur e perfeksionuar teknikat e fotografimit por edhe material, mbasi posedimi i aparateve te kohëve te fundit ndihmon ne realizimin perfekt te fotografisë. Natyra, jeta e përditshme, shfaqjet artistike, ngjarjet e gëzueshme janë momente qe fshehin te bukuren dhe detyre e fotografit është te fiksoje këtë te bukur. Jam duke bashkëpunuar me fotografin e talentuar dhe te pa lodhur Artan Zeneli ku do te realizojmë një ekspozitë fotografike me disa ide dhe kompoz-ime qe do realizojmë se shpejti. Përpiqem ... A mund te na thoni diçka për planet tuaja te ardhmen? Jam duke punuar për një tjetër Cd- po me kënge popullore shqiptare si dhe realizimi i koncerteve ne Itali, Shqipëri e vende te tjera ku jetojnë shqiptaret.

Cili është mesazhi juaj për lexuesit e gazetës sonë?

Secilit prej nesh i përket te ruaje e te trashëgojë zakonet e traditat tona mes tyre edhe këngët . Mësojuni fëmijëve tuaj këngët e bukura popullore shqiptare , ato janë baza e folklorit tone e tra-ditave e zakoneve te bukura shqiptare.

Bisedoi Brunilda Sejati

 

 


© Copyright Ferdinand Bjanku - Te gjithe te drejtat e riprodhimit te materialit te paraqitur te rezervuara